Vitaminat

Vitamina (lat.: vita = jetë) janë substanca organike të cilat janë të përhapura te bimët, shtazët dhe mikroorganizmat ndërsa njeriu i merr nëpërmjet ushqimit.
Vitaminat jane disa perberes natyrale presente ne pothuaj te gjitha ushqimet.Ndonese ne sasira te vogla ato jane thelbesore per te gjitha funksionet e organizmit perfshi rigjenerimin e indeve dhe ne mirembajtjen e shendetit te njeriut.
Nje shkencetar polak i quajtur Casimir Funk (1884-1967) perdori per here te pare termin “Vitamin” pas zbulimit nga ana e tij te disa perberesve thelbesore ne ushqime qe jane themelore ne mirembajtjen e shendetit .Fjala vitamin vjen nga fjala latine “Vita”(jete) dhe termi biokimik amine(perberesit nitrogjenike ). Por jo te gjitha vitaminat permbajne nitrogjen.
Trupi yne perdor vitaminat cdo dite gjate proceseve biokimike normale jetesore. Marrja e vitaminave te rekomanduara nga ushqimet ndihmon ne leshimin e energjise nga trupi yne dhe ndihmon ne proceset e rritjes dhe regjenerimit te indeve.
Marrja e pamjaftueshme do te kete nje shendet me pasoja shume shpesh te prekshem nga semundjet.Deri tani jane identifikuar 13 lloje: A, C, D, E, K si dhe 8 te grupit B.Grupi i B complex perfshin: Thiamina (B1) Riboflavin (B2) Niacine (B3) Acid Pantothenic (B5) Pyridoxina (B6) Cyancobalamina (B12) Acidi folik(Folacin folate) dhe Biotine (H).
Kush eshte ndryshimi midis vitaminave te tretshme ne uje (water soluble) dhe te tretshme ne yndyrera (fat soluble) ?
Vitaminat jane te ndara ne dy grupe: te tretshme ne uje dhe te tretshme ne yndyrera.Te tretshme ne uje (vitamina C dhe Bcomplex) jane lehtesisht te absorbueshme nga indet trupore.Trupi i njeriut nuk mundet ti ruaje apo ti akumuloje vitaminat e tretshme ne uje keshtu qe marrja e tyre ditore eshte e domosdoshme per te plotesuar nevojat . Vitamina B12 ben perjashtimnga ky rregull.Nqs marrja e saj ka qene e menjehershme melcia mundet ta ruaje ate per disa muaj.
Vitaminat e tretshme ne yndyrera (A, D, E dhe K)absorbohen nga ushqimet ne pergjithesi dhe ato te yndyreshme ne vecanti.Ato mund te ruhen ne melci per nje kohe te gjate keshtu qe marja e tyre ne nje doze te vetme eshte e mjaftueshme.
Mundet qe vitaminat te sintetizohen nga vete trupi yne , a clirojne energji ato dhe a te shendoshin vitaminat ? Ne pak raste po.Vitamina Keshte prodhuar nga disa bacterie te pranishme ne organizmin e njeriut(mikroflora) Femijet e porsalindur nuk e kane kete lloj bacterie prandaj ato kerkojne marrje vitamine K derisa kjo bacterie te filloje te rritet.Vitamina D dhe niacina B3 mundet gjithashtu te prodhohen nga organizmi, por ne sasira te vogla keshtu qe serish lind nevoja e marrjes se tyre nga rruge te jashtme.Vitaminat vete nuk clirojne energji.Vitaminat ndihmojne ne konvertimin e ushqimeve ne energji te cilen trupi e nevojit te qendroje ngrohte, aktiv dhe i shendetshem.Keshtu qe njerezit qe marrin nje diete te pabalancuar mundet te vuajne nga lodhja dhe infeksione te shpeshta virale dhe bakteriale prandaj mmarrja e vitaminave dhe elementeve te tjere mundet te ndihmoje ne ruajtjen e energjise se nevojshme.

Disa nga vitaminat te cilat forcojne imunitetin

Vitamina A

Vitamina A apo beta-karoteni gjendet ne ushqime me prejardhje bimore dhe shtazore. Ne ushqimet me prejardhje shtazore, ne peshq, melci apo ne produkte te qumeshtit, vitamina A eshte ne forme te retinolit dhe dehidroretinolit, derisa ne ushqime me prejardhje bimore gjendet si provitamina A, e cila eshte sidomos e rendesishme ne forme te beta-karotenit.

Ne dite eshte e nevojshme te fusni ne organizem 2.1 mg provitamine A. Eshte mbrojtes shume i mire i shikimit, por edhe mbron lekuren. Ushqimet bimore te pasura me beta-karoten jane karota, kungulli dhe pemet e perimet tjera me ngjyre te portokallte, perimet me fleta te gjelbra etj.

Ne zierje provitaminat dhe vitamina A nuk shkaterrohen, dhe pasi qe nuk jane te tretshem ne uje, ne pjesen me te madhe mbeten ne ushqim. Nuk duhet ta teproni me marrjen e tij pasi qe ne sasi te medha akumulohet ne organizem qe mund te sjell deri tek intoksikinimi.

Vitamina D

Vitamina D eshte shume e rendesishme per shendetin pasi qe ndikon ne sjelljen e kalciumit ne eshtra. Do te permbushni nevojen per te, nese se paku tri here ne jave qendroni nga 15 minuta ne diell.

Menyra tjeter qe ta fusni dozen ditore te vitamines D prej 0.005 mg eshte ushqimi adekuat. Kjo eshte sidomos e rendesishme ne dimer, per kete mos harroni qe me se shumti gjendet ne vajrat e peshkut dhe ne peshq te ndryshem (0.01 km/100g), veze (0.002 mg/100g), gjalpe etj.

Vitamina C

Sigurisht qe tashme e dini qe vitamina C eshte miku me i mire ne lufte kunder infeksioneve, viruseve, lodhjes, si edhe ajo po ashtu lehteson absorbimin e hekurit. Doza ditore e vitamines C eshte 60 mg, ndonese bazuar ne disa studime te reja rekomandohet edhe deri ne 1000 mg, ndersa per personat e semure edhe me shume.

Nevojat per te do t’i permbushni me ane te pemeve dhe perimeve te fresketa, pasi qe me zierje vitamina C humbet. Per shembull, lakra e fresket me rastin e grirjes humb 6-9 mg vitamine C ne 100 grame, derisa me rastin e zierjes humb rreth 37 mg. Nese ushqimi duhet te perpunohet, le te jete sa me i shkurte dhe ne sasi te vogel te ujit.

Me vitamine C jane posacerisht te pasura pemet jugore (30-50 mg/100g), kivi (80 mg) dhe lakra (50 mg), por edhe shega, speci domatja, dredheza, spinaqi etj.

Vitamina E

Vitamina E siguron mbrojtjen e qelizave pasi qe permireson shfrytezimin adekuat te oksigjenit ne organizem dhe mbron enet e gjakut dhe lekuren nga radikalet e lira.

Pervec qe eshte i njohur si “vitamina e bukurise”, kontribuon edhe ne mbrojtjen nga arteroskleroza dhe tromboza. Me te jane te pasura, farat e grurit, orizi, pambuku, perimet me flete, lajthite, bademet etj. Dozat e nevojshme ditore jane 10-15 mg, ndersa per femra 19 mg.

Vitamina B

Kompleksi i vitamines B ndikon ne stres dhe ne nerva, me fjale te tjera forcon nervat tuaj. Keto vitamina do t’i gjeni ne mish, qumesht dhe peshk, drithera integral, veze, oriz etj.

B1-ka rol shume te rendesishem ne metabolizem per karbohidrate, por edhe ne funksionimin e sistemit nervor. Burimet me te mira me vitamina B1 jane dritherat integrale, buka, mishi i kuq, te bardhet e vezes dhe perimet e gjelbra.

B3-Ka funksion te rendesishem ne punen normale te trurit dhe rregullimin e shtypjes se gjakut, ndersa burim i pashtershem i kesaj vitamine eshte kikiriki.

B6-Ka rol te rendesishem ne metabolizem, te amino acideve te caktuara, yndyrave dhe glukozes. Merr pjese ne sintezen e hemoglobines. Gjendet ne arra, oriz, banane dhe sardina.

B9-Eshte i rendesishem per zhvillimin e qelizave te reja, dhe sidomos tek krijimi i rruazave te kuqe te gjakut. Per shkak te ketij roli kjo vitamine eshte e nevojshme ne ushqimin e femijeve dhe shtatzenave. Gjenden ne melci, perime te gjelbra dhe ne drithera integrale.

B12-Ndikon vecanerisht ne disponim te mire, ule nervozen, permireson perqendrimin dhe kujtesen. Parandalon anemine, dhe ndihmon ne rritjen e femijeve dhe shton oreksin. Mund t’i lehtesoje mundimet gjate dhe para ciklit menstrual.

Nutricionistet kohe te gjate jane te bindur se vitamine B12 permbajne vetem ushqimet me prejardhje shtazore (melcia, vezet, peshku), si edhe gjendet ne majen e birres, megjithate studimet me te reja treguan se edhe disa ushqime me prejardhje bimore jane te pasura me kete vitamine si: panxhari, disa lloje te dritherave, susami, lajthia, soja etj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s