Kategorit e mia

Gjashtë rregulla ushqimore për rënie të shpejtë nga pasha

Trupi juaj ka nevojë për karburant për t’u stërvitur, ndërsa karburanti për të është ushqimi. Andaj, është normale që disa njerëz mund të ndjehen të uritur kur fillojnë stërvitjet. Por, nëse përpiqeni të humbni peshën, kjo mund të jetë kundërproduktive – nëse nuk jeni ushqyer si duhet.

Ushqimi i zakonshëm është i pasur me karbohidrate që vijnë nga mielli i bardhë, orizi, pastat, simitet, pijet e gazuara dhe ushqimet tjera të ëmbla. Këtyre karbohidrateve u mungojnë fibrat që janë të pranishme në karbohidratet e përbëra (drithërat e plota, pemët dhe perimet), prandaj ato organizmi i përpunon më shpejtë. Me fjalë tjera, pasi të hani këto lloj ushqimesh, ju do të ndjeheni plot energji, por shpejt do të mbeteni pa të. Përveç kësaj, ndjenja e ngopjes do të largohet shpejt, që do të thotë se ju do të duhet të konsumoni sërish dhe do të konsumoni edhe më shumë kalori.

Do të pyeteni, “po, si duhet vepruar atëherë për të rënë nga pesha”? Mjeku Net ju sjell gjashtë rregulla ushqimore se si mund të bini më lehtë nga pesha.

1. Fibra

Hani së paku 20 gramë fibra nga drithërat e plota, pemët dhe perimet. Fibrat do t’u ndihmojnë të ndjeheni të ngopur më gjatë, që është shumë e rëndësishme nëse dëshironi të dobësoheni. Shkencëtarët thonë se konsumi i lartë i fibrave çon në një konsumim më të paktë të kalorive në përgjithësi.

2. Kalciumi dhe vitamina D

Hani së paku tre porcione ushqime të cilat janë të pasura me kalcium dhe vitaminë D. Ato shpesh vijnë së bashku, veçanërisht në produktet e qumështit.

Kalciumi dhe vitamina D bashkëpunojë në trup, para së gjithash në forcimin e kockave. Por hulumtimet e fundit kanë treguar se ato janë një kombinim i rëndësishëm për t’u dobësuar.

Vitamina D, e vetme, është shumë e rëndësishme për kontrollimin e peshës, andaj mendoni edhe për shtesa tjera të saj. Hulumtimet e fundit thonë se ajo mund të jetë një faktor i rëndësishëm mbrojtës nga sëmundjet e zemrës dhe ato të memories.

Konsumi ditor i kalciumit:

Meshkujt dhe femrat nga 19 deri 50 vjet: 1000 miligramë.
Meshkujt dhe femrat mbi 51 vjeç: 1.200 miligramë

Sasia e preferuar e vitaminës D:

Meshkujt dhe femrat nga 19 deri 50 vjet: 200 njësi ndërkombëtare
Meshkujt dhe femrat mbi 51 vjeç: 400 njësi ndërkombëtare.
Meshkujt dhe femrat mbi 71 vjeç: 600 njësi ndërkombëtare.

3. Yndyrat e mira

Në këtë grup bëjnë pjesë yndyrat e pangopura dhe acidet yndyrore omega-3, të cilat gjendet në frutat arrore, avokado, disa lloje të peshqve, dhe madje edhe në çokollatë. Hani tre deri në katër filxhanë në ditë. Këto yndyra, përveç që janë të mira për zemër, mundësojnë edhe një ndjenjë më afat-gjate të ngopjes. Kjo do të thotë se do të jeni më pak të uritur pas ushqimit.

4. Proteinat

Tentoni të hani së paku tre porcione proteina në ditë (si peshk, mish pule, mish të kuq pa dhjamë). Përveç që janë të rëndësishme për ushqyeshmërinë, proteinat ju mbajnë të ngopur një kohë më të gjatë. Ju do të përfitoni shumë nëse ushqimin e pasur me proteina e konsumoni për drekë. Mundohuni që në dietën tuaj të përfshini lloje të ndryshme të proteinave, përfshirë edhe ato me prejardhje bimore.

5. Uji

Studimet kanë treguar se uji ndihmon në rënien nga pesha në dy mënyra. Së pari, pirja e së paku katër gota ujë në ditë, mund t’u ndihmojë të humbni deri në tre kilogramë në vit, pa ndonjë dietë shtesë. Kjo sasi e ujit rrit sasinë energjisë ose kalorive që organizmi djeg. E dyta, kur në vend të pijeve të ëmbëlsuara (pijeve të gazuara, pijeve energjike, qumështit, kafesë apo çajit të ëmbëlsuar) pini ujë, humbja e kilogramëve është edhe më e madhe. Numri i saktë i kilogramëve varet nga ajo se deri në çfarë shkallë i zëvendësojmë këto pije me ujë.

Mendoni edhe për këtë: Njerëzit të cilët konsumojnë një numër të caktuar të kalorive nga lëngjet, do të ndjehen më të uritur dhe do të hanë më shumë në vaktin e radhës, në vend se ato kalori t’i konsumojnë në formë të ngurtë. Kjo do të thotë, nëse hani një vakt prej 200 kalorive, do të jeni më pak të uritur se sa të pini një pije prej 200 kalorive.

6. Çaji i gjelbër

Pini së paku tre lugë të çajit të gjelbër çdo ditë. Katekinat, antioksiduesit me të cilët është i pasur çaji i gjelbër, janë treguar shumë efektive në rënien nga pesha, veçanërisht kur është fjala për të hequr dhjamin nga abdomeni.

Gjatë një hulumtimi, njerëzit të cilët kishin pirë tre lugë çaji, kishin humbur dyfish më shumë kilogramë, krahasuar me ata që nuk kanë pirë çaj të gjelbër. Grupi që ka pirë çaj të gjelbër, po ashtu ka humbur më shumë centimetër në abdomen

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s