Kategorit e mia

12 simptomat a atakut kardiak

Sëmundjet  e zemrës janë vrasësi numër 1 i burrave dhe grave në shumicën e vendeve të botës.  P.sh në SHBA ato zënë 40% të shkaqeve të vdekjes duke ja kaluar të gjitha sëmundjeve  kancerogjene të mbledhura sëbashku. Kohët e fundit edhe mjekët shqiptarë kanë dhënë alarmin se çdo ditë po preken nga sëmundjet e zemrës edhe moshat e reja. Përse sëmundjet e zemrës janë në këto shifra?  Shumë njerëz tregohen neglizhentë ndaj simptomave që shfaqen, por ka dhe raste  kur problemet nuk janë dhe aq të dukshme. Veçanërisht kujdes duhet të tregojnë personat mbi 65 vjeç.  Gjithashtu të kujdesshëm duhet të jenë edhe personat që kanë sasi të larta kolesteroli në gjak, tension të lartë, obezët, duhanpirësit, diabetikët dhe ata që kanë predispozicion familjar për sëmundje të zemrës. Për këtë arsye ne po ju tregojmë 12 simptoma për të dalluar një sulm të mundshëm kardiak.

Ankth

Një atak në zemër (goditje në zemër) mund ta shkaktojë ankthi intensiv ose një frikë e pashpjegueshme nga vdekja. Të mbijetuarit e atakut në zemër  shpesh flasin se kanë përjetuar  ndjesinë e ‘dënimit të pashmangshëm’.

Dhimbje në gjoks

Dhimbja në gjoks është një nga simptomat më klasike të atakut në zemër. Jo tek të gjithë personat mund të ndodhë një dhembje e tillë, ashtu si jo çdo dhimbje lidhet me atakun sepse ka mjaft arsye të tjera si; problemet muskulare,  mushkritë, esofagu etj. Për të dalluar nëse është vërtet një simptomë e cila lidhet me zemrën,  dhimbjet ndihen në qendër të gjoksit, ose pak më majtas, disa herë edhe në krahun e majtë dhe shpatulla.  Ndodh që disa (më shumë femrat) të kenë dhe ndjesinë e djegies në gjoks, për këtë arsye shumë persona mendojnë se kanë probleme me stomakun.

Kolla

Kollë e vazhdueshme dhe një frymëmarje e veshtirë mund të jenë  simptoma të insuficiences kardiake. Si rezultat i akumulimi të  lëngjeve në mushkëri, në disa raste personat e prirur për atak kardiak nxjerin me anë të kollës gëlbaza të përgjakura. 

Marrje mendesh

Sëmundjet e zemrës mund të shkaktojnë marrje mendsh dhe humbje të ndjenjave. Shkaktare mund të jenë aritmitë e zemrës.

Lodhje

Sidomos tek gratë, një lodhje jo e zakonshme, ndodh para një sulmi të mundshëm kardiak. Sigurisht që lodhje të tilla mund të mos kenë aspak lidhje me zemrën. Por nëse diçka ju duket ndryshe nga herët e tjera dhe keni një predispozicion për sëmundjet e zemrës, është një simptomë e cila nuk duhet të neglizhohet. Duhet të drejtoheni tek mjeku i familjes sa më shpejt të jetë e mundur.

Nauzea (përzierje) ose mungesë oreksi

Ndodh shpesh që gjatë një ataku kardiak personat të kenë përzierje barku edhe të vjella. Fryerja e barkut e lidhur me insuficencen kardiake (lodhje e skajshme e zemrës), ndikojnë në mungesën e oreksit.

Dhimbje në pjesë të tjera të trupit

Në shumë sulme të mundshme kardiake, dhimbja fillon në gjoks dhe përhapet në shpatulla, krahë, bërryla, mbrapa qafe, nofulla edhe bark. Por ka raste kur nuk ndihet dhimbje në gjoks,vetëm në pjesët e tjera të trupit. Në këto raste meshkujt kryesisht kanë dhimbje në krahun e majtë, ndërsa tek femrat në të dyja krahët ose ndërmjet shpatullave.

Puls i shpejtë ose i parregullt

Rrahjet e parregullta ose të shpejta të zemrës shoqëruar me simptomat e mëposhtme si, lodhje, marramëndje apo mungesë fryëmarrje, mund të jenë tregues të qartë të një sulmi kardiak, insuficence kardiake ose aritmie. Nëse aritmia nuk kurohet, mund të çojë në goditje në tru, insuficence kardiake, deri dhe në vdekje të papritur

 Mungesë frymëmarrje

Shumë njerëz që kanë vështirësi në frymëmarrje gjatë një aktiviteti normal ose dhe në momente pushimi, shpesh mund të kenë probleme në mushkëri, si azma ose  bronkopneumopati kronike obstruktive. Por mund të jetë dhe një tregues i një ataku kardiak. Në disa raste pacientët që kanë pësuar atak kardiak, nuk kanë ndjerë dhembje në gjoks por vështirësi të theksuar për të marrë frymë. Në raste të tjera dy simptomat shoqërohen me njëra-tjetrën ose vështirësia në frymëmarrje ndodh përpara dhimbjes së gjoksit.

Fryerje (Enjtje)

Insuficenca kardiake mund të shkaktojë grumbullim lëngjesh në trup. Kjo mund të shkaktojë enjtje në zona të ndryshme si në këmbë, kavilje, bark.

Djersitje

Të mbushesh me djersë të ftohta, është një simptomë e atakut në zemër. Mund të jeni thjesht të ulur në karrike kur papritur filloni të djersisni sikur sapo keni kryer ushtrime fizike.

Dobësi

Në ditët e fundit  që paraprijnë  një atak të mundshëm kardiak por dhe gjatë tij, shumë pacientë kanë ndjesinë e pafuqisë. Shpesh për këta persona dhe mbajtja e një letre në dorë është tepër e pamundur.

2 thoughts on “12 simptomat a atakut kardiak

  1. Përshëndetje Marigona,
    Më erdhi shumë mirë që ende po vazhdosh ta freskosh Blogun tuaj që e ke filluar që nga koha kur ishe në Kolegjin ” Aga Xhite” .

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s