Kategorit e mia

KUJDESI DHE MJEKIMI I FYTIT

SI MJEKOHET DHIMBJA E FYTIT NË KUSHTET E SHTËPISË?
Dhimbja e fytit është problemi më i shpeshtë që haset tek fëmijët dhe të rriturit. Infeksionet e bajameve dhe faringut që shkaktohen nga viruset dhe bakteret e ndryshme japin dhimbje fyti, ndjesi enjteje dhe djegieje. Pacientët e mi zakonisht më pyesin “çfarë mund të bëjmë në kushtet e shtëpisë”? Për ta kuptuar më mirë këtë gjendje, le të flasim pak për fiziopatologjinë ( mekanizmin e formimit të sëmundjes).
Faktorët e përgjegjshëm për infeksionet e fytit ( tonsilitin dhe faringitin) janë si më poshtë:

Bakteret e florës së kavitetit të gojës (Këto janë bakteret që gjenden në indet tona, zakonisht janë baktere të dobishme)

Viruset ose bakteret e marra nga jashtë trupit

Fillimi dhe ecuria e sëmundjes së shkaktuar nga grupi i parë ndryshon me atë që shkakton grupi i dytë.
Bakteret natyrale të florës tonë janë në ekuilibër të plotë me mekanizmin tonë mbrojtës, por në qoftë se ky mekanizëm dobësohet lokalisht, atëherë këto baktere të dobishme shumohen dhe krijojnë infeksionin. Në këtë rast sëmundja nuk është e rëndë. Dhimbjet e grykëve që shihen pas konsumimit të gjërave të ftohta janë të këtij tipi. Ushqimet shumë të ftohta shkaktojnë tkurrjen e enëve të gjakut në bajame dhe faring duke ngadalësuar qarkullimin e gjakut në këto zona. Si pasojë, ushqimi ( energjia) dhe qelizat e bardha ( qeliza mbrojtëse) ndryshojnë drejtimin, duke prishur ekuilibrin mes baktereve natyrale të florës duke lejuar kështu shumimin e tyre. Ngritja e temperaturës vërehet shpesh në këto raste. Me stabilizimin e qarkullimit të gjakut në zonat e prekura, ky infeksion përmirësohet në një kohë shumë të shkurtër.
Në qoftë se në trupin tonë hyn një bakter me të cilin nuk kemi patur kontakt me përpara dhe vendoset në këto zona ( bajamet dhe faringu) të cilat përbëjnë kalanë e parë mbrojtëse, atëherë shohim një infeksion me edemë, dhimbje dhe temperaturë të lartë. Madje edhe kur e prekim qafën e pacientit nga jashtë, vërejmë një nxehtësi të pazakontë. Në këtë mënyrë, duke dhënë një përgjigje të shpejtë në një kohë sa më të shkurtër ndaj këtyre mikrobeve, mundësohet formimi i mekanizmave mbrojtës dhe parandalohen bronkitet e pneumonitë.
Çfarë mund të bëhet në këto raste?
Fillimisht duhet që zona e fytit të mbulohet pa ndërprerje.
Përjashtimi i vetëm janë infeksionet e grykëve te fëmijët, të cilat shoqërohen me edemë masive e cila pengon frymëmarrjen dhe me hungërimë. Por këto të fundit përbëjnë një masë shumë të vogël të infeksioneve të fytit dhe duhet të dërgohen urgjentisht te mjeku për të marrë ndihmën e duhur.
Mbajtja ngrohtë e grykëve përveçse rrit qarkullimin lokal të gjakut, ul edhe shpejtësinë e shumimit të baktereve që shkaktojnë infeksionin.
Është e gabuar dhënia e ilaçeve për uljen e temperaturës tek fëmijët deri në 5 vjeç, në qoftë se temperatura e matur nën sqetulla është më pak se 39 gradë C. Në këtë rast ju do shpallnit armëpushimin në luftë me armiqtë më të pamëshirshëm ( por te fëmijët që kanë kaluar konvulsione më parë, duhet të veproni sipas këshillave të doktorit përkatës). Duke filluar nga mosha 6 vjeç dhe te të rriturit është totalisht e gabuar përpjekja për uljen e temperaturës. Efekte shumë të mira jep edhe zierja dhe pirja e mentes. Mentja me vetinë e saj kundër edemës, në të njëjtën kohë pakëson edhe dhimbjen e fytit.
MOS U PËRPIQNI TË ULNI TEMPERATURËN KUR SËMURENI…
Të mëposhtmet nuk janë të vlefshme para këshillave të mjekut që jeni vizituar ju ose të afërmit tuaj. Ato hynë në kategorinë e njohurive të përgjithshme mjekësore.
Dua t’i kushtoj vëmendje një gabimi të rëndësishëm, temës së “shërimit” me anë të ilaçeve të pacientët me temperaturë të lartë.
Këto raste fatkeqësisht edhe në botën e mjekësisë vlerësohen sipas njohurive të marra shabllon.
Fillimisht dua t’ju jap disa informacione paraprake:
Temperatura normale e trupit të njeriut është afërsisht 37 gradë C. Temperatura e gjakut tonë është afërsisht 38 gradë C. Temperatura 37 gradë C, e matur në aksile ( sqetull) ose në zonën inguinale, pranohet si normale. Temperatura e matur në vesh, në pjesën e brendshme të gojës dhe në rectum ( zorra e trashë) mund të rezultojë 1 gradë më e lartë. Gjithashtu temperatura ndryshon, mund të rritet ose të ulët te femrat në periudhën e menstruacioneve. Matjet nga veshi mund të na gënjejnë për shkak të transferimit të temperaturës si rrjedhojë e ndryshimit të ambientit dhe nxehtësisë nga veshi i jashtëm deri te timpani. Temperatura e trupit tonë rritet edhe kur hamë ushqime të pasura me karbohidrate, si dhe pas ushtrimit të aktiviteteve fizike.
Trupi jonë mundëson termorregullimin me anë të cikleve homeostatike duke adaptuar diametrin e enëve të gjakut sidomos atyre të lëkurës, sipas temperaturës së jashtme dhe lëvizjes së nxehtësisë përreth, si dhe duke përshtatur sasinë e gjakut që kalon nëpër to, duke djersitur dhe duke sekretuar mediatore që rritin temperaturën. Ndonjëherë pavarësisht se gjendemi në një mjedis me temperaturë normale, trupi krijon ndjesinë e të ftohtit duke bërë që të mbulohemi dhe në këtë mënyrë të rritim temperaturën tonë.
SI FORMOHEN SËMUNDJET ME TEMPERATURË TË LARTË?
Faza 1. Duhet që shkaktarët si bakteret, viruset ose prionet ( pjesëz e përbërë vetëm nga materiali gjenetik) të hyjnë në trupin tonë ose të gjenden atje paraprakisht ( si psh. virusi i herpesit që shkakton vesikula te buzët).
Faza 2. Duhet që ky shkaktar të shumohet sipas programit të vet dhe në këtë mënyrë të përpiqet të na dëmtojë.
Në qoftë se gjatë fazës së dytë sistemi ynë mbrojtës nuk e zhduk shkaktarin ( kur sistemi imunitar nuk e regjistron shkaktarin me anë të qelizave të kujtesës ose kur trupi jonë ndodhet në gjendje dobësie), shkaktari i sëmundjes shumohet me një shpejtësi marramendëse dhe fillon të dëmtojë trupin seriozisht. Pjesa më e madhe e baktereve dhe viruseve nuk mund të shumohen lehtësisht në temperaturën normale të trupit tonë. Por në qoftë se ne ekspozohemi në të ftohtë, në qoftë se temperatura e trupit tonë ulet si pasojë e keq- ushqyerjes dhe kur sistemi ynë imunitar ( mbrojtës) nuk e njeh shkaktarin ( bakteret dhe viruset), atëherë këto të fundit që rrinë në pritje fillojnë të shumohen.
Faza 3. Sistemi mbrojtës e analizon shkaktarin dhe reagon ndaj tij. Një pjesë e përgjigjeve të sistemit mbrojtës janë specifike dhe e sulmojnë direkt shkaktarin, kurse pjesa tjetër janë masa parandaluese të përgjithshme. Por të gjitha këto ndërlidhen me njëra tjetrën në një mënyrë të komplikuar.
Faza 4. Shkaktari mundet nga sistemi mbrojtës ( shërimi ) dhe veçoritë e tij regjistrohen nga ky sistem, kështu që kur ne të riekspozohemi me këtë shkaktar do ta zhdukim pa e lejuar të stimulojë sëmundjen. Trajtimi fillohet në qoftë se trupi ka pësuar dëmtim (rikuperimi).
Temperatura e lartë është një masë parandaluese e përgjithshme, dmth një gjendje mobilizimi. Shkallët e tjera të mbrojtjes lidhen pikërisht me të. Rritja e temperaturës ul shpejtësinë e shumimit të mikrobeve ( fjala mikrobe në tekst përfaqëson edhe viruset e prionet, pavarësisht se ato nuk hynë në klasifikimin si mikrobe). Gjithashtu ajo rrit qarkullimin lokal dhe sistemik të gjakut duke transferuar qeliza të bardha ( qeliza mbrojtëse) dhe ushqim në fushën e luftës.
Si shembull marrim rastin e tonsilitit kur pimë vazhdimisht pije të ftohta ose bronkitin dhe pneumoninë, kur të djersitur qëndrojmë në vende ku fryn erë.
Menjëherë sa fillon sëmundja mikrobike, trupi jonë vendos set up-in e temperaturës mbi normalen, duke rritur qarkullimin e gjakut veçanërisht në zonat e inflamacionit. Rrjedhimisht në ato zona arrijnë faktorët mbrojtës dhe burimet e energjisë që ato përdorin. Kur temperatura i kalon 37 gradë C, shpejtësia e shumimit të mikrobeve ulet.
Ndonjëherë nevojitet një rritje aq e madhe temperature, sa që gjatë rritjes së saj kemi ftohtë dhe dridhemi. Kur kemi ftohtë, mbulohemi duke mundësuar ruajtjen e temperaturës; kur dridhemi muskujt tanë prodhojnë nxehtësi shtesë. Duke kuptuar se çfarë do të thotë trupi ynë dhe duke u mbuluar, ne japim ndihmën tonë në qëllimin e tij dhe zakonisht pas 1-2 orësh djersitemi dhe shërohemi.
Psh në rastin e fillimit të infeksionit të bajameve, kur i ndjejmë grykët të skuqura, duhet ta mbulojmë direkt fytin që të rritim nxehtësinë dhe qarkullimin e gjakut në atë zonë, duke fituar betejën që në fillim. Edhe në rastet e avancuara, këto masa janë gjithmonë efektive.
Është interesante se si të gjithë ne kur shohim një njeri të sëmurë, me një impuls të pa vetëdijshëm, sigurohemi që ai të jetë ngrohtë.
Si përfundim, nuk është e drejtë të ulim temperaturën tek bebet (përveç rasteve të riskut të konvulzioneve febrile, kur temperatura e matur në aksile është > 39 gradë C).
Temperatura e lartë tek të rriturit nuk shkakton ndonjë problem serioz, përveç rasteve të rritjes anormale > 41 gradë C; kështu që nuk duhet të merakosemi dhe të shkatërrojmë sistemin imunitar me mjekime që ulin temperaturën.Kur ta provoni do të shihni se sa shpejt do shëroheni në rastet kur nuk mundoheni ta ulni temperaturën. Përveç kësaj, ngaqë ju do u jepni mundësi reagimeve mbrojtëse të formohen shkallë-shkallë, sistemi mbrojtës do forcohet me kalimin e kohës dhe ju nuk do bëheni “myk për kulturë”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s