Semundje te ndryshme

Migrena

Migrena është një sëmundje neurologjike me dhimbje pulsative të kokës e shoqëruar me nause, vjellje, ndjeshmëri ndaj dritës, zërave dhe ndaj aromave.

Simptomet

Fillon me simptome prodromale, gjysmë deri një orë para kokëdhimbjes, me eufori, depresion, lodhje, puls të shpejtuar, anoreksi.

Pastaj vijon dhimbja e fortë e kokës në të shumtën e rasteve vetëm nga njëra anë, por jo gjithnjë. Gjatë aktiviteteve trupore keqësohen simptomet. Shpesh shoqërohet kokëdhimbja me të përziera,të vjella, fotofobi dhe fonofobi.

Faktorët të cilët ndikojnë dhe shkaktojnë dhimbje koke janë: stresi, ndryshimi i bioritmit, mungesa e gjumit, ushqimi (djathi, çokollata, caji, bananet, lajthia, arra, bajamja), alkooli, droga, ndryshimi atmosferik si dhe ndryshimi hormonal tek femrat.

Mjekimi i migrenës

Terapia e migrenës bëhet në dy shtylla: terapia akute dhe terapia profilaktike (parandaluese).

Terapia akute

Për rastet akute të dhimbjes së kokës preferohen:

triptanet: sumatriptani, zolmitriptani, eletriptani, rizatriptani, naratriptani dhe frovatriptani.

anti-inflamatorët: acidi acetylsalicik(Aspirin), paracetamol, ibuprofen.

antiemetikët (kundër vjelljes): domperidon.

gjithashtu edhe ergotamini, dihidroergotamini.

Terapia profilaktike

Për parandalimin dhe reduktimin e paraqitjes së dhimbjes:

betablokues: metoprolol, propranolol.

bllokues të kanalit të kalciumit: flunarizin.

gjithashtu si medikamente të dorës së dytë: valproat, topiramat.

Si metoda pa medikamente vlen të përmenden qetësimi në dhoma të errëta pa zhurmë, terapia aromatike dhe trajnimi autogjen.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s