Semundjet mendore

Truri është pjesa e trupit që gjendet në kokë i mbrojtur nga kafka dhe cipa trunore dhe që shërben për kapjen, përpunimin dhe ruajtjen e njoftimeve të marra, në një nivel të lartë, nëpërmjet organeve shqisore: syve, veshëve, etj. për t´i shndërruar në lëvizje që janë mjeti i ndërveprimit me mjedisin e jashtëm. Truri është qendra e kontrollit të sistemit nervor qendror. Por në tru mund të lindin një sërë çrregullimesh neurologjike. Dëmtimet e trurit mund të dobësojnë shëndetin mendor dhe të krijojë vonesa të lehta ose të rënda mendore, probleme të dëgjimit, shikimit, defekte në gjuhë dhe në të folur, epilepsi dhe çrregullime të sjelljes. Prandaj ekspertët japin një sërë këshillash për të shmangur sëmundjet nervore.

1. Shmangni mërzitjen Studimet e bëra tregojnë se meshkujt të cilët zemërohen shpejt apo shfaqin shenja të dukshme mërzie si kundërpërgjigje ndaj stresit janë rreth tre herë më tepër më të prekur nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme të zemrës, në krahasim me meshkujt të cilët paraqesin përgjigje me zemërim më të ulët ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herë për të pësuar atak pas moshës 55-vjeçare. Një shpjegim i mundshëm ka të bëjë me lidhjen mes zemërimit dhe presionit të lartë të gjakut, të cilët së bashku shtojnë nivelin e stresit te një individ.

2. Përpiquni të jeni optimistë Njerëzit optimistë kanë mundësinë ta reduktojnë rrezikun e vdekjes në 50 për qind krahasuar më ata persona të cilët janë të zhytur në pesimizëm. Individët të cilët e shohin jetën me një vështrim pozitiv janë më pak të stresuar, më tepër të zënë me punë që i mbushin me harmoni, janë më të qetë dhe më të shëndetshëm. Kështu qëndrojnë larg stresit dhe sëmundjeve mendore.

3.Bëni një jetë aktive Jeta aktive do ta mbante larg stresin, mundimet dhe shqetësimet e jetës së përditshme, dhe nuk do t’iu linte shteg për të gjykuar veten për çdo gjë që ndodh. Natyra dhe shoqëria janë aleatët më të mirë të një jete të shëndetshme.

4. Qeshni dhe vetëm qeshni E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortizoli. Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë. “Një person i stresuar lexohet në fytyrë”, kjo dëgjohet shpesh. Prandaj të qeshësh ndihmon në paraqitjen e parë, shmang rrudhat dhe ndihmon për të shmangur gjendjet e vazhdueshme stresuese.

5. Martesa e lumtur Një martesë e lumtur do të thotë më pak stres, më shumë bashkëbisedim dhe qetësi. Këto të gjitha sjellin një jetë të shëndetshme pa shqetësime. Martesa e lumtur përjashton stresin dhe problemet e zgjatura.

6. Shmangni stresin Stresi shkakton nivel të lartë të kortizolit, pagjumësi dhe dobëson sistemin imunitar. Stresi vret më shumë njerëz në botë se gjithçka tjetër. Gjendjet e vazhdueshme nën stres ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj, prekin zemrën, qarkullimin e gjakut, sistemin imun, etj.

7. Meditoni Mënyra më e fuqishme për të luftuar stresin dhe për të siguruar një jetë më të qetë është meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e këqija dhe të lejon të përqendrohesh në qetësi. Meditimi është një teknikë e cila është praktikuar në vende të ndryshme të botës në fushën e psikologjisë.

Këshillat e ekspertëve për të shmangur problemet mendore: 1- Truri është plastik dhe në qoftë se ai nuk stimulohet, mund ta humbasësh 2- Duhet të merreni me gjimnastikën tuaj fizike dhe mendore 3- Trurin duhet ta mbajmë të gjallë duke i stimuluar aftësitë njohëse të tij 4- Stresi ka rrjedhoja shumë negative mbi trurin 5- Rutina dhe zakonet e përditshme e vënë në gjumë trurin 6- Forca e mendjes varet nga ajo e trupit, praktikoni gjithmonë një aktivitet të matur fizik 8- Yndyrnat nuk i bëjnë mirë trupit dhe as mendjes 9- Izolimi shoqëror është i dëmshëm për shëndetin mendor

Këshilla për një dietë që i bën mirë trurit

Pini shumë ujë, të paktën 6 gota në ditë. Mundohuni të shmangni konsumimin e tepërt të kafes ose përdorini pak kafeinë. Edhe alkooli është i dëmshëm por konsumimi i verës së kuqe 1 deri në 2 gota në ditë është i dobishëm. Herë pas here është e këshillueshme që të shmanget përdorimi i tepërt i ujit pasi do të shkaktonte një tepri lëngjesh në organizëm. Mos përdorni fast-food-et. Ushqimet e fastfood-ve nuk janë të rrezikshme vetëm për mbipeshën, por mund të shkaktojnë edhe kancer. Sipas një studimi amerikan, ushqimet e fastfood-ve mund të shkaktojnë kancer në 67 për qind të rasteve. Për të ulur këtë rrezik mjekët këshillojnë që njerëzit të hanë ushqime të fastfood-ve një herë në muaj. Përdorni më tepër ushqime të pasura me antioksidantë: fruta, fruta pylli, zarzavate, çaj.

Ndikimi negativ i stresit në shëndetin mendor

Pasojat negative të stresit njihen jo vetëm në shëndetin mendor, por edhe atë fizik. Mos u ndikoni nga stresi, duke përdorur shumë vakte që “të ngushëllojnë”, ndiqni një dietë të rregullt. Nuk është e thënë që duhet të hani vetëm tre vakte në ditë. Pas një dite të lodhshme dhe stresuese trupi ka nevoje për energji. Lëngjet, vitaminat, disa ëmbëlsira mund t’iu bëjnë të ndiheni më energjikë. Për të mbajtur trupin dhe mendjen të freskët, gjatë viteve të pleqërisë, duhet të ndiqni sa më shpejt që të jetë e mundur një stil jete të përshtatshëm për të ruajtur aftësitë e trupit, për të nxitur trurin dhe për të ruajtur funksionet e mendjes. Për këtë është i këshillueshëm si aktiviteti fizik, ashtu edhe ai mendor: meditimi, bisedat e qeta, shëtitjet, etj.

Semundjet kronike

Definicioni: “Sëmundja akute është një vizitorë i papritur i cili e lëshon shtëpinë pas një kohe të shkurtë. Sëmundja kronike, përkundrazi planifikon qëndrim të pakufizuar dhe me kohë bëhet pjesë e familjes”. “Sëmundja kronike është prezencë, akumulim apo latence ireversibile e gjendjes së sëmur, apo dëmtim i cili angazhon tërë ambientin njerëzor për kujdes mbështetës, mirëmbajtje të funksioneve dhe prevenim të paaftësive të mëtutjeshme”. Termi “gjendje kronike” interpretohet si term i cili përfshinë çfarë do forme të sëmundjes kronike apo të kompleksit të simptomave apo paaftësive të ndryshme duke përfshirë edhe sëmundjet terminale.

Të ndihmuarit pacientëve dhe familjeve për tu ballafaquar me sëmundjet kronike Shumica e familjeve gjatë ciklit jetësor ballafaqohen me sëmundje kronike të ndonjë anëtari të tyre. Prevalenca e sëmundjeve kronike është në rritje dhe se në SHBA ka zëvendësuar sëmundjen akute sishkaktar kryesor të mortalitetit dhe morbiditetit. Gjysma e të gjithë njerëzve të moshës mbi 65 vjeçare dhe një e katërta e atyre në mesë të moshës 45 dhe 65 vjeçare kanë kufizime të aktiviteteve të tyre për shkak të së paku një gjendje kronike.

Paraqitja e sëmundjes kronike e afekton edhe familjen në masë mjaftë të madhe dhe se aftësia e familjes për tu adaptuar në sëmundjen kronike ndikon edhe në kursin e sëmundjes. Familjet, duke përjashtuar ofruesit e kujdesit shëndetësor, paraqesin kujdestarët primar për pacientin me sëmundje kronike. Familja është ajo që më së shumti ndihmon në plotësimin e kërkesave fizike të një sëmundje, duke përfshirë këtu prej përgatitjes së ushqimit special për anëtarin e familjes i cili vuan nga sëmundja e zemrës e deri te ndihma në administrimin e insulinës për anëtarin me diabet. Për më tepër familjet zakonisht janë burimi kryesor i mbështetjes emocionale dhe sociale; pacientët me familjen e tyre mund t’i ndajnë frustracionet e ndryshme dhe problemet që ballafaqohen gjatë jetës së tyre në prani të sëmundjes kronike.

Sëmundja kronike afekton të gjitha aspektet e jetës familjare. Shumica e pacientëve dhe familjet e tyre ballafaqohen me sukses me kërkesat dhe streset e sëmundjes kronike dhe kanë tendencë të krijojnë raporte më të afërta mes tyre. Disa familje mund të mbyllen tepër duke marrë përsipër përgjegjësi të madhe për përkujdesje të anëtarit të sëmur dhe ne.Definicioni: “Sëmundja akute është një vizitorë i papritur i cili e lëshon shtëpinë pas një kohe të shkurtë. Sëmundja kronike, përkundrazi planifikon qëndrim të pakufizuar dhe me kohë bëhet pjesë e familjes”. “Sëmundja kronike është prezencë, akumulim apo latence ireversibile e gjendjes së sëmur, apo dëmtim i cili angazhon tërë ambientin njerëzor për kujdes mbështetës, mirëmbajtje të funksioneve dhe prevenim të paaftësive të mëtutjeshme”. Termi “gjendje kronike” interpretohet si term i cili përfshinë çfarë do forme të sëmundjes kronike apo të kompleksit të simptomave apo paaftësive të ndryshme duke përfshirë edhe sëmundjet terminale.

Të ndihmuarit pacientëve dhe familjeve për tu ballafaquar me sëmundjet kronike Shumica e familjeve gjatë ciklit jetësor ballafaqohen me sëmundje kronike të ndonjë anëtari të tyre. Prevalenca e sëmundjeve kronike është në rritje dhe se në SHBA ka zëvendësuar sëmundjen akute sishkaktar kryesor të mortalitetit dhe morbiditetit. Gjysma e të gjithë njerëzve të moshës mbi 65 vjeçare dhe një e katërta e atyre në mesë të moshës 45 dhe 65 vjeçare kanë kufizime të aktiviteteve të tyre për shkak të së paku një gjendje kronike.

Paraqitja e sëmundjes kronike e afekton edhe familjen në masë mjaftë të madhe dhe se aftësia e familjes për tu adaptuar në sëmundjen kronike ndikon edhe në kursin e sëmundjes. Familjet, duke përjashtuar ofruesit e kujdesit shëndetësor, paraqesin kujdestarët primar për pacientin me sëmundje kronike. Familja është ajo që më së shumti ndihmon në plotësimin e kërkesave fizike të një sëmundje, duke përfshirë këtu prej përgatitjes së ushqimit special për anëtarin e familjes i cili vuan nga sëmundja e zemrës e deri te ndihma në administrimin e insulinës për anëtarin me diabet. Për më tepër familjet zakonisht janë burimi kryesor i mbështetjes emocionale dhe sociale; pacientët me familjen e tyre mund t’i ndajnë frustracionet e ndryshme dhe problemet që ballafaqohen gjatë jetës së tyre në prani të sëmundjes kronike.

Sëmundja kronike afekton të gjitha aspektet e jetës familjare. Shumica e pacientëve dhe familjet e tyre ballafaqohen me sukses me kërkesat dhe streset e sëmundjes kronike dhe kanë tendencë të krijojnë raporte më të afërta mes tyre. Disa familje mund të mbyllen tepër duke marrë përsipër përgjegjësi të madhe për përkujdesje të anëtarit të sëmur dhe neDefinicioni: “Sëmundja akute është një vizitorë i papritur i cili e lëshon shtëpinë pas një kohe të shkurtë. Sëmundja kronike, përkundrazi planifikon qëndrim të pakufizuar dhe me kohë bëhet pjesë e familjes”. “Sëmundja kronike është prezencë, akumulim apo latence ireversibile e gjendjes së sëmur, apo dëmtim i cili angazhon tërë ambientin njerëzor për kujdes mbështetës, mirëmbajtje të funksioneve dhe prevenim të paaftësive të mëtutjeshme”. Termi “gjendje kronike” interpretohet si term i cili përfshinë çfarë do forme të sëmundjes kronike apo të kompleksit të simptomave apo paaftësive të ndryshme duke përfshirë edhe sëmundjet terminale.

Të ndihmuarit pacientëve dhe familjeve për tu ballafaquar me sëmundjet kronike Shumica e familjeve gjatë ciklit jetësor ballafaqohen me sëmundje kronike të ndonjë anëtari të tyre. Prevalenca e sëmundjeve kronike është në rritje dhe se në SHBA ka zëvendësuar sëmundjen akute sishkaktar kryesor të mortalitetit dhe morbiditetit. Gjysma e të gjithë njerëzve të moshës mbi 65 vjeçare dhe një e katërta e atyre në mesë të moshës 45 dhe 65 vjeçare kanë kufizime të aktiviteteve të tyre për shkak të së paku një gjendje kronike.

Paraqitja e sëmundjes kronike e afekton edhe familjen në masë mjaftë të madhe dhe se aftësia e familjes për tu adaptuar në sëmundjen kronike ndikon edhe në kursin e sëmundjes. Familjet, duke përjashtuar ofruesit e kujdesit shëndetësor, paraqesin kujdestarët primar për pacientin me sëmundje kronike. Familja është ajo që më së shumti ndihmon në plotësimin e kërkesave fizike të një sëmundje, duke përfshirë këtu prej përgatitjes së ushqimit special për anëtarin e familjes i cili vuan nga sëmundja e zemrës e deri te ndihma në administrimin e insulinës për anëtarin me diabet. Për më tepër familjet zakonisht janë burimi kryesor i mbështetjes emocionale dhe sociale; pacientët me familjen e tyre mund t’i ndajnë frustracionet e ndryshme dhe problemet që ballafaqohen gjatë jetës së tyre në prani të sëmundjes kronike.

Sëmundja kronike afekton të gjitha aspektet e jetës familjare. Shumica e pacientëve dhe familjet e tyre ballafaqohen me sukses me kërkesat dhe streset e sëmundjes kronike dhe kanë tendencë të krijojnë raporte më të afërta mes tyre. Disa familje mund të mbyllen tepër duke marrë përsipër përgjegjësi të madhe për përkujdesje të anëtarit të sëmur dhe ne

Semundjet e dhembeve

Dhembet perbehen nga 3 shtresa: zmalt, dentina dhe pulpa. Zmalti eshte shtresa me e jashtme dhe me e forte e dhembit. Pas zmaltit vjen shtresa e dentin-esDentina, duke u krahasuar me zmaltin eshte me e bute. Me ne thellesi ndodhet Pulpa Ketu ndodhen edhe fijet nervore qe jane shkaku qe dhembet dhembin. N.q.se mungon kujdesi per dhembet keto shtresa prishen dhe zbuten duke u bere shkak qe dhembet te semuren!

Si ndodh prishja? Ne qofese, nuk lahen dhembet, Mikrobet ushqehen me mbeturinat ushqimore te mbetura ne dhembe duke prodhuar ACIDE. Acidet jane te rrezikshem per dhembet sepse jane shkaku i prishjes se dhembeve. N.q.se Prishjet nuk pastrohen dhe dhembet nuk mbushen cfare ndodh? Prishja behet edhe me e madhe duke u bere shkak qe dhembi te jape dhimbje. N.q.se dhembi nuk trajtohet, me kalimin e kohes dhimbja sa vjen e shtohet dhe ne fund DHEMBI DUHET HEQUR. N.q.se dhembi tashme teper i prishur nuk hiqet, infeksioni i shkaktuar prej tij behet shkak per semundje te veshkave, zemres, te kyceve si dhe renien e flokeve. Rreth dhembit ndodhet  mishi i dhembeve. Kur Mishi i Dhembeve semuret, ai enjtet dhe skuqet.

Si mund t’i ruajme dhembet tane nga Prishja? Per te ruajtur dhembet nga Prishja menyra me e mire eshte larja e tyre me furce! Kur duhen lare dhembet? Ne mengjes, pas ngrenies, Ne dreke, pas ngrenies, Ne mbremje, para gjumit.

Si duhen lare dhembet ne menyre qe ti pastrojme sa me mire? Dhembet duhen lare ne te gjitha siperfaqet. Kur lajme dhembet me furce duhet te ferkojme edhe mishrat e dhembeve. Keshtu parandalojme enjtjen dhe skuqjen e mishrave.

Midis vakteve nuk duhen ngrene patatina, Coca-Cola, akullore e te tjera si keto. Nese hahet dicka duhet shperlare goja ose te pertypet camcakez, nese nuk veprohet keshtu lehtesohet prishja e dhembeve.

Dhembet duhet te pastrohen me furce patjeter pas ngrenjes se embelsirave. Per te parandaluar prishjen ndermjet dhembeve duhet te perdoret edhe Fija (Peri) e Dhembeve. Per te ruajtur dhembet nga prishja duhet qe 1 here ne cdo  6 muaj te kontrolloheni tek Dentisti. Sa me shpesh ti kontrolloni dhembet tek Dentisti aq me te shendetshem do ti keni. Nese keni dhembe te prishur Dentisti  i pastron e me pas ben tek ata MBUSHJE

Semundjet e bajameve

Shumica prej nesh e ka provuar se çfarë do të thotë të të dhembin bajamet. Në të shumtën e rasteve ato shkaktohen nga sëmundje të tjera, siç është gripi ose ftohja. Megjithatë, nuk duhet të shqetësohemi, pasi mjekët popullorë e kanë gjetur kurën e kësaj sëmundjeje.

Acarimi i bajameve
Për kurimin e acarimit të bajameve përgatitet përzierja e disa bimëve. Në një raport 1 me 1, përzihen bimët e sherbelës, këputja e arrave dhe boçet e hormoqit. Nga këto përgatitet çaji, i cili ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës.

Me çajin e përgatitur shpëlahet fyti (gargarë) për çdo 15 minuta. Një tjetër bimë që shërben për kurimin e bajameve është edhe mëllaga e bardhë. Pjesët që përdoren për këtë qëllim janë rrënjët e bimës. Pasi thahen, ato copëtohen dhe me to përgatitet çaji.

Edhe ky çaj përdoret në formë gargare për shpëlarjen e fytit. Mund të përdoret sa më shpesh, në mënyrë që edhe efekti të jetë më i shpejtë. Një tjetër mjekim për inflamacionin e bajameve është edhe përdorimi i bimës së angjinares. Angjinarja zihet mirë me gjithë gjethe.

Me lëngun e përftuar prej tyre bëhen kompresa të ngrohta nga jashtë fytit. Kjo mënyrë përdoret për çdo 20 minuta. Shpesh acarimi i bajameve mund të shoqërohet me ngjirje të zërit dhe dhimbje të fytit.

Për të sjellë sërish zërin në gjendjen e mëparshme, mjekësia popullore sjell një prej mënyrave të saj. Për këtë qëllim, merren 1 deri në 2 pika vaj dafine. Këto hidhen në shurup dhe më pas pihen. Shumë shpejt do të vihet re një përmirësim i dukshëm.

Mjalti
Sipas mitologjisë së vjetër greke, thuhet, që bleta “i ka shpëtuar” jetën Zeusit të Ri, pas një sëmundjeje, që ai pati. Zeusi ia dinte bletës, saqë për të shprehur respektin që ai kishte, e kultivoi atë edhe më tej. Megjithëse produktet e ëmbla shpesh nuk janë të rekomandueshme për shëndetin, mjalti mbetet ende ushqim i veçantë për shkak të vitaminës B, që përmban.
Mjalti ka veti kuruese dhe dezinfektuese, jo vetëm ndaj infeksioneve të bajameve, por edhe ndaj sëmundjeve të tjera. Shumë mjekë popullorë e rekomandojnë mjaltin në përzierje me bimë të tjera mjekësore siç është sherbela.
Çaji i përftuar nga zierja e bimës së sherbelës ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës. Kjo kurë vazhdon deri në përmirësim të bajameve. Mjalti këshillohet nga mjekët edhe në gërvishtje të vogla të lëkurës, pasi përmban veti dezinfektuese për plagën. Mjalti përmban 14-20% ujë, sheqer, materie azotike, vitamina. Ndërkohë që 300 gramë sheqer, mund të krahasohen me 250 gramë mjaltë.

Shenjat
Shfaqja e bajameve zakonisht shoqërohet me dhimbje të fytit dhe skuqje të bajameve. Ndodh që mund të shkojë deri në qelbëzim të tyre. Kur bajamet shfaqen si rezultat i gripit ose ftohjes ajo shoqërohet edhe me temperaturë. Këta të sëmurë ndihen të lodhur dhe të pafuqishëm fizikisht.

Shkaktarët
Për inflamacionin e bajameve ekzistojnë faktorë të ndryshëm. Njerëzit të prekur nga sëmundje të ndryshme, shpesh vuajnë edhe nga shfaqja e bajameve. Në të shumtën e rasteve, bajamet shkaktohen nga pirja e lëngjeve shumë të ftohta, të cilat çojnë në ftohje, grip etj.

Kamomili
Një nga bimët mjekësore, që ka gjetur edhe përdorim të shpeshtë për shërimin e disa sëmundjeve, është kamomili. Edhe në rastin e bajameve të acaruara ai mund të përdoret, duke u përgatitur me mjaltë. Masa e përftuar më pas mund të pihet në formë çaji deri në tri herë në ditë.

Semundjet e fytit

Semundjet e fytit tek femijet

Semundja e fytit eshte infeksion i fytit i cili vjen nga faktore infektive ose te skuqjes. Shfaqet ne pergjithesi tek femijet e moshes nga 3 muaj deri ne 3 vje dhe ne pergjithesi kap femijet meshkuj. Shfaqet pa pritur duke mbizoteruar ne oret e nates dhe nga ndonjehere paraqitet me shenjat si te ftohjes.

Jan te pranishem: Temperature ne disa raste me ngritje temperature te disa vizave (ngrihet pak). Disfonia (qe do te thot ngjirje e zerit ose ikje e zerit). Kolla shqetesuese eshte karakteristike e semundjes se fytit sa qe quhet ndryshe “zhurrme kembanash” o “ulurim gomari” o “lehje qensh” ose “gjeli qe kendon”. Kjo kolle quhet ne gjuhen mjeksore kolle qe leh.

Veshtiresia ne frymemarje nga ana e femijes, veshtiresia per te futur ne ajer ne mushkrite e tij, si rrjedhim rritje ne vazhdim e frymemarjes (e shpeshtuar).

Cfare duhet te bejme?

Mund te perdoren raste dhe menyra qe duken si shtepiake por kane rendesin e tyre. Mbi te gjitha duhet qe femija te qetesohet dhe te mos qaj sepse e qara dhe ankthi bejne qe te shpeshtohet frymemarja dhe acaron fytin.Duhet te pergatisim qe ambienti ku rrin femija te kete pak lageshti do me thene te perorni aparate qe ndihmojne lageshtine si per shembull (umidifikator o vaporizator).

Nje menyre shume e thjesht dhe e shpejte per te bere avull, ne pamundesine e aparaturave te mesiperme, eshte qe te hapni rubinetin e ujit te ngrohte qe te krijoje sa me shume avull duke ndihmuar keshtu ne shendetin e femijes. Por kjo mund te kete me teper efekt ne ambjente te vogla.Mund te perdorni aerosol me leng fisiologik dhe kortison vetem ne qofte se femija ka patur shpesh here kete problem te fytit dhe me gjithe ate gjithmone dhe vetem nen keshillen e mjekut (edhe mjekimi me kortison eshte i mundur vetem sipas keshilles se mjekut).

Semundjet e fytit tek te gjithe dhe sherimi

Dhimbja në fyt me rastin e gëlltitjes, temperatura e rritur, dhimbja e kokës dhe dhimbjet në nyja dhe muskuj, tregojnë në angjinë dhe tonzitilis, njëra nga sëmundjet më të përhapura gjatë dimrit.

Më së shpeshti bëhet fjalë për inflamacion i shkaktuar nga streptokokoza, e cila përfshin fytin, bajamet apo nyjat limfatike në qafë. Sëmundja kërkon kurim, ndërsa terapia përcaktohet pas marrjes së shtupës nga fyti.

Mirëpo, ekzistojnë receta popullore me ndihmën e të cilave mund të zbuten simptomat fillestare dhe dhimbjet në fyt.Provoni edhe këtë: katër lugë sherbele zieni në dy gota ujë, lëreni të qëndrojë gjysmë ore, kullojeni dhe pastrojeni fytin disa herë gjatë ditës.

Lecka të nxehta rreth qafës. Një arnë të butë lageni në ujë të përzier me uthull, raki po alkool të butë, vendoseni përreth qafës dhe mbi të vendosni një maramë apo shall më të trashë. Këtë shtresë mbajeni së paku dy orë.

Limoni i fuqishëm Në fazën e hershme të angjinës janë efikase preparatet me bazë limoni. Mjakët popullorë këshillojnë që në gojë, sa më afër bajameve, të mbahen nga dy copë limonë, të pastruar nga lëvozhga dhe të thithen ngadalë. Kur limoni të zbutet, mund ta gëlltisni, ndërsa të njëjtën procedurë përsëriteni gjatë gjysmë ore.

Preparate për shparitje të fytit Në një gotë me panxhar të shtrydhur, hidhni një lugë kafeje qepë të llomitur dhe pastaj i hidhni një gotë të ujit paraprakisht të vluar, por më pas të ftohur. Lëreni të qëndroj 5-6 orë, por përziejeni çdo gjysmë ore, pastaj kullojeni dhe shpërlajeni fytin disa herë gjatë ditës.

Ftohja dhe gripi

Ftohja dhe gripi janë shumë të ngjashme, ngase kanë pothuajse simptoma të njëjtë. Dallimi është në atë se te gripi zakonisht paraqiten edhe ethet, ndërsa mundimet dhe dhimbjet janë më të theksuara dhe vjen deri te tejlodhja e organizmit.

Marrë parasysh që barnat për gripin e zakonshëm dhe ftohjen ende nuk ekzistojnë, më e mira që mund të bëni është të mundoheni t’i parandaloni dhe lehtësoni këto simptoma. Por, në vend të medikamenteve nga barnatorja, të cilat mund të sjellin deri te efektet e padëshiruara, mund të vendosni për barna popullore.

Si ta prandalojme fohjen dhe gripin?
1. Laj duart
2. Mos e mbulo kollitjen me duar
3. Mos prek fytyren
4. Konsumo lengje
5. Shko ne sauna
6. Ajer i fresket
7. Bej aktivitet aerobik rregullisht
8. Mos pi duhan

Në fund duhet cekur se ftohja dhe gripi përhapen shumë shpejt, dhe për këtë është e nevojshme që ta forconi imunitetin dhe të qëndroni larg nga personat e prekur në mënyrë që ta shmangi infeksionin. Që këtë ta arrini është e rëndësishme që të hani ushqime të pasura me vitamina C, të merrni shtesa në formë të ushqimit për forcimin e imunitetit dhe rregullisht lani duart.

Kollitja

Kollitja është metodë me anë të së cilës organizimi i eliminon materiale huaja ose mukusin nga mushkëritë dhe rrugët e sipërme të frymë-marrjes ose vjen si reagim ndaj ndonjë ngacmimi të rrugëve ajrore. Kollitja ka disa tipare të veçanta të cilat mund të mësoni t’i dalloni. Kollështë vetëm një simptomë, jo sëmundje, dhe shpesh rëndësia e kollës tuaj mund të përcaktohet vetëm kur zhvillohen simptoma të tjera.

Kolla produktive prodhon gëlbazë ose mukus. Mukusi mund të kullojë poshtë në fyt nga hunda ose sinuset ose mund të vijë lart nga mushkëritë. Kolla produktive në përgjithësi nuk duhet të ndërpritet; ajo e pastron mukusin nga mushkëritë. Ka shumë shkaktarë të kollës produktive, siç janë:

Sëmundjet virale. Është normale të keni kollë produktive kur keni fohje të shpeshtë. Kollitja është shpesh e nxitur nga gëlbaza që kalon poshtë në fyt. Infeksionet. Infeksionet e mushkërive ose rrugëve të sipërme ajrore mund të shkaktojnë kollë. Kolla produktive mund të jetë simptomë e pneumonisë, bronkitit, si-nusitit ose tuberkulozit. Çrregullimet kronike të mushkërive. Kolla produktive mund të jetë shenjë se keni ndonjë infeksion ose se po prekeni nga së-mundja obstruktive pulmonare kronike.

Acidi i lukthit ngritët në ezofag. Ky tip i kollës mund të jetë simptomë e refeksit gastroezofageal dhe mund të ju zgjojë prej gjumi. Zbrazjet e hundës bien poshtë në fyt. Kjo mund të shkaktojë kollë produktive ose ndjenjë se keni nevojë vazhdimisht të pastroji grykën tuaj.Pirrja e duhanit. Kolla produktive në personat që pinë duhan është shenjë e shpeshtë e dëmtimit të mushkërisë ose irritimit të fytit ose ezofagut.

Kolla joproduktive është e thatë dhe nuk nxjerr gëlbazë. Kolla e thatë mund të zhvil-lohet në fund të fohjes ose pas ekspozimit në ndonjë irritues, siç është pluhuri ose duhani. Ka shumë shkaktarë të kollës joproduktive, siç janë:

Sëmundjet virale. Pas fohjes, kolla e thatë mund të zgjatë disa javë më shumë se sa simptomat tjera dhe shpesh përkeqëso-het gjatë natës. Bronkospazma. Kolla joproduktive, pjesërisht natën, mund të indikojë spazmat në tubin bronkial (bronkospazmën), të shkaktuar nga irritimi. Alergjia. Teshtitja e shpeshtë po ashtu është simptomë e zakonshme e rinitit alergjik. Barnat. Barnat e quajtura ACE inhibitorë të cilat shfrytëzohen për kontrollin e shtypjes së gjakut. Ekspozimi në pluhur, tym ose kemikalie në vendin e punës.Astma. Kolla e thatë kronike mund të jetë shenjë e astmës së lehtë. Simptome tjera mund të përfshijnë frymëmarrjen e vështirësuar, frymëmarrjet e shkurta, ose ndjenjën e ngushtimit në gjoks. Bllokimi i rrugëve ajrore nga ndonjë objekt i inhaluar, si ushqim ose ndonjë pil-ulë.

Kolla tek femijet

Fëmijët mund të zhvillojnë kollën nga sëmundje ose shkaktarë që zakonisht nuk i prekin të rriturit, siç janë:

Infeksione të sistemit respirator.Bllokim i rrugëve ajrore nga ndonjë ob-jekt i vogël i inhaluar, si ushqimi, pjesë e lojërave, ose ndonjë gjë tjetër. Ekspozimi ndaj tymit të duhanit të  prindërve ose të tjerëve në prani të të cilëve tymosin. Problemet emocionale ose psikologjike. Kolla “psikogjenike” e thatë, joproduktive, paraqitet më shpesh tek fëmijët se sa tek të rriturit. Shumë kollitje shkaktohen nga së-mundje virale. Antibiotikët nuk përdoren për shërimin e sëmundjeve virale dhe sigurisht nuk ndikojnë në infek-sionin viral. Përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve rrit rrezikun e reaksioneve alergjike, ose efekteve anësore të an-tibiotikëve, si nauzea, vjellja, diarrea, infeksione tjera. Antibiotikët mund të shkatërrojnë bakteret e dobishme dhe të lejojnë zhvillimin e baktereve të rrezikshme rezistente në barna.

Përcjellja e kujdesshme e shëndetit tuaj mund të ju ndihmojë të identi-fkoni simptoma tjera. Mbani mend, kolla është vetëm simptomë, jo sëmundje, dhe shpeshherë rëndësia e kollën mund të përcaktohet kur zhvillohen simptomat tjera.

Semundjet e shpines

Dhimbja e shpinës mund të jetë shenjë e sëmundjeve serioze. Një në pesë persona vuajnë nga dhimbjet e shpinës, të cilat mund të shfaqen në çdo grupmoshë. Rritja e rasteve të dhimbjeve të shpinës me shtimin e përdorimit të kompjuterit, mund të jetë edhe shenjë e sëmundjeve të ndryshme serioze duke filluar që nga osteoporoza deri tek sëmundje të thjeshta si dëmtimi muskular.

Dhimbja e shpinës përfshin një pjesë të gjerë që nga pjesa e poshtme dhe e prapme e qafës, pjesa e prapme e shpatullave, zona rreth klavikulave deri poshtë belit,shkruan “

Start”. Specialistët pohojnë se nuk duhen nënvlerësuar asnjëherë veçanërisht dhimbjet e fiksuara në një zonë dhe të vazhdueshme. Ja si radhiten sëmundjet me shenjë kryesore dhimbjen e shpinës:

Sindroma e dhimbjes miofasiel: sipas studimeve të realizuara në afërsisht gjysmën e të sëmurëve që vuajnë nga dhimbja e shpinës shfaqet sindroma e dhimbjes miofasiel. Kjo sindromë prek më shumë personat që punojnë vazhdimisht ulur, në zyrë. Tek muskujt e zonës së shpinës së këtyre të sëmurëve gjenden pika të ndjeshme që provokojnë dhimbjen. Qëndrimi i gabuar rrit më shumë dhimbjen.

Spoliatrozë Dhimbjet e qafës, shpinës dhe shpatullës mund të ngatërrohen me njëra tjetrën ngaqë ndodhen afër. Ndërkohë që tek disa të sëmurë dhimbja mund të përhapet në shpinë ose në të gjithë krahun. Kalcifikimet që mbajnë kyçet, nyjet në skeletin e shpinës dhe të qafës mund të bëhen shkak për dhimbjen e shpinës. Dhimbje mund të lindin dhe në mes vertebrave të shpinës por ky është një rast i rrallë. Nëse dhimbja shkakton humbje të fuqisë së dorës apo mpirje në shumicën e rasteve është një spoliatrozë.

Fibromialgji Shfaqet më shumë tek femrat dhe është një tabllo që shkakton dhimbje në një pjesë të gjerë të trupit duke filluar që nga shpina. Të sëmurët ankohen se ndjejnë lodhje kur ngrihen në mëngjes dhe lodhen shpejt. Ankesat shtohen dhe më shumë me shtimin e të ftohtit, stresit dhe lodhjes. Në këtë grup tek i sëmuri shfaqen dhimbje koke, probleme me zorrët, fryrje, mpirje e duarve apo fryrje.

Skolioza E quajtur ndryshe shtrembërim i shtyllës kurrizore që vihet re më shumë tek fëmijë në procesin e rritjes mund të shoqërohet me dhimbje tipike shpine. Ankesat  mund të shtohet nëse personi kalon një kohë të gjatë para kompjuterit. Në këta raste këshillohen vizita të shpeshta tek mjeku dhe ndjekje e vazhdueshme e sëmundjes. Asimetria në shpatulla, klavikula dhe në kofshë janë shenja të kësaj sëmundjeje.

Osteoporoza E shfaqur si shkrirje e kockës tek gratë ose tek të moshuarat, osteoporoza shoqërohet me thyerje të kockave të shpinës apo shkurtim të gjatësisë së personit në lidhje me dhimbjen e shpinës. Prandaj në këtë rast krahas kurës me ilaçe sugjerohen dhe ushtrime fizike të muskujve të shpinës për të parandaluar krijimin e gungave në shpinë.  Dhimbja shfaqet në shpinë, është e forte dhe e vazhdueshme.Dhimbja e shpinës mund të jetë shenjë e sëmundjeve serioze. Një në pesë persona vuajnë nga dhimbjet e shpinës, të cilat mund të shfaqen në çdo grupmoshë. Rritja e rasteve të dhimbjeve të shpinës me shtimin e përdorimit të kompjuterit, mund të jetë edhe shenjë e sëmundjeve të ndryshme serioze duke filluar që nga osteoporoza deri tek sëmundje të thjeshta si dëmtimi muskular.

Osteoporoza E shfaqur si shkrirje e kockës tek gratë ose tek të moshuarat, osteoporoza shoqërohet me thyerje të kockave të shpinës apo shkurtim të gjatësisë së personit në lidhje me dhimbjen e shpinës. Prandaj në këtë rast krahas kurës me ilaçe sugjerohen dhe ushtrime fizike të muskujve të shpinës për të parandaluar krijimin e gungave në shpinë.  Dhimbja shfaqet në shpinë, është e forte dhe e vazhdueshme.

Semundjet e melçise

Mëlçia është një organ solid, ngjyrë kafe të errët dhe gjendra më e madhe e trupit. Ka disa funksione, sekretues-rezervues, etj.

Sëmundja e mëlçisë është parë gjithmonë e shoqëruar me diabetin e me plot sëmundje të tjera. Ku futen çrregullimet e tretjes e thithjes së ushqimit në zorrë, e për pasojë kemi një depozitim të shtuar të yndyrës në qelizat e mëlçisë. Ka lidhje me pankreatitin kronik, insuficiencën (pamjaftueshmërinë) kardiake kronike, me kolitin ulçeroz etj. Disa substanca kimike, të cilat helmojnë qelizat e mëlçisë (pra ulin mundësinë e saj për punë, në mënyrë të ndjeshme) sjellin steatozë, si psh helmimi me DDT, me teraklorur karboni ose me fosfor (fosfor të verdhë). Rrallë haset në rastet e intoksikacioneve (helmimeve) alkoolike akute. Në shtatzëni ka raste të steatozës, tepër rrallë, por kur haset është vdekjeprurëse në shumicën e rasteve tek pacientja.

Ushqimet që kurojnë dhe dëmtojnë mëlçinë: – Përdorimi i 20-40 gramëve alkool në ditë dëmton mëlçinë. – Mosha është një ndër faktorët kryesorë të dëmtimit të mëlçisë, pasi sa më e vogël që të jetë mosha e konsumatorëve të alkoolit aq më të rënda janë dëmtimet. – Predispozicioni gjenetik është një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes. – Këshillohet konsumimi i produkteve të mishit. – Këshillohet përdorimi i rrepave të kuq, lakrës së kuqe dhe brokulës. – Këshillohet të mos pihen shumë kafe gjatë ditës, të mos konsumohet birra dhe lëngjet me gaz.

Semundja e melçise, grate me te rrezikuara se burrat

Grate jane me te rrezikuara se burrat per t’u prekur nga semundja alkoolike e melçise. Semundja alkoolike e melçise, ashtu si demtimi i melçise nga viruset e hepatitit dhe perdorimi pa kriter i alkoolit, eshte nje semundje e shpeshte dhe me pasoja serioze shendetesore te ketij organi. Kjo semundje eshte pasoje e veprimit te drejtperdrejte te alkoolit mbi qelizen e melçise. Per kete arsye, alkooli konsiderohet nje faktor i vertete rreziku per çdo konsumator te rregullt te tij.

Shkaqet per shfaqjen e semundjes: Sipas mjekeve, abuzimi me alkoolin eshte nje nga faktoret kryesore qe ndikon ne shfaqjen e kesaj semundjeje. Keshtu, sasia e alkoolit te perdorur perllogaritet ne permbajtjen e etanolit ne pijen qe perdoret. Perdorimi i 20-40 gr etanol ne dite eshte sasi qe konsiderohet e rrezikshme per melçine. Nje gote teke raki permban 18 gr metanol, ndersa nje gote vere permban 11.7 gr etanol. Perveç kesaj, nje faktor tjeter per shfaqjen e kesaj semundjeje eshte kohezgjatja e perdorimit te alkoolit. Konsumatoret sistematike, qe kane perdorur per 10 vjet radhazi 150 gr metanol ne dite, jane me te rrezikuar nga ciroza e melçise. Por, nje nder faktoret e riskut konsiderohet edhe mosha. Sa me e vogel te jete mosha e konsumatorit te alkoolit, aq me te renda jane demtimet e melçise. Si faktore te tjere rrezikues per melçine numerohen edhe seksi dhe predispozicioni gjenetik.

Simptomat e semundjes: Ne pjesen me te madhe te rasteve, semundja zhvillohet pa shenja klinike dhe zbulohet rastesisht nga nje ekzaminim ekografik, i cili mund te behet per arsye te ndryshme. Ne disa raste, te semuret ankohen per dobesi trupore, keputje gjunjesh apo çrregullime te tretjes, te cilat shkaktohen si pasoje e demtimit te njekohshem te stomakut, duodenit e pankreasit nga perdorimi i alkoolit. Ne rast se demtimi alkoolik gershetohet edhe me demtimet e melçise nga viruset e hepatitit, shenjat klinike jane te shumta, si turbullimet e tretjes, dhembje barku ne kuadratin e siperm te djathte, lodhje e shpejte fizike e mendore, ulje oreksi, renie ne peshe, temperature deri ne 37.5-37.8 grade. Ne ekzaminimin ekografik dhe ne ekon qe i behet pacientit konstatohet zmadhimi i melçise nga 3 cm deri ne 6 cm poshte harkut te brinjes se djathte. Ndersa ne analizen e gjakut vihet re nje rritje e transaminazave (transaminazat jane enzima te citoplazmes qe çlirohen ne gjak kur qelizat hepatike vdesin).

Femrat, me te rrezikuara: Femrat demtohen nga alkooli shume me shpejt dhe me rende se meshkujt. Sipas mjekeve, kjo lidhet me veçorite hormonale te tyre. Predispozicioni gjenetik ka nje ndikim te madh ne shfaqjen e semundjes se melçise. Studime te shumta kane treguar se ky faktor luan rol te rendesishem jo vetem ne shkallen e demtimit te melçise, por edhe ne fenomenin e varesise ndaj alkoolit. Gershetimi i njekohshem i perdorimit te alkoolit me infektimin e melçise nga viruset e hepatiteve shkakton demtime teper te renda ne melçi.

Demtimet nga alkooli: Perdorimi pa kriter i alkoolit shkakton dhjamosjen e melçise si pasoje e depozitimit te yndyrave ne qelizen e melçise dhe cirozen alkoolike qe perfaqeson nje demtim terminal te melçise. Steatoza e melçise ose dhjamosja e melçise, perveç alkoolit, shkaktohet edhe nga faktore te tjere siç jane: dieta e pasur me yndyra, mbipesha, diabeti i sheqerit apo dhe perdorimi i estrogjeneve dhe i kortizoneve.

Mjekimi: Kushti vendimtar per te pasur nje mjekim te efektshem eshte nderprerja kategorike e perdorimit te metejshem te alkoolit. Sipas mjekeve, ky moment eshte shume i rendesishem, po aq sa dhe ndikimi pozitiv i barnave. Ne ato raste kur i semuri vazhdon te konsumoje alkool, qofte edhe ne sasi te vogel, mjekimi eshte i paefektshem.

Dieta per melçine: Dieta e shendetshme per melçine eshte nje diete e ekuilibruar me te gjithe perberesit fiziologjike, duke menjanuar rastet e teperta te yndyrave dhe sheqernave. Perveç ketyre, kjo diete duhet te jete e pasur me vitamina dhe kripera minerale. Sipas mjekeve popullore, kjo eshte dieta ideale per te patur nje melçi te shendetshme. Gjithashtu, ne kete diete duhet te eliminohet duhani, alkooli, niseshteja, dhjamerat, gjalpi, jo shume mish dhe duhet patur kujdes nga kripa dhe sheqeri.

Bimet popullore per sherimin e melçise

Mendra: Ne mjekesine popullore eshte mjaft i perhapur perdorimi i kesaj bime per kurimin e melçise. Çaji pergatitet me gjethet, te cilat duhen mbledhur para se te lulezojne. Ai perdoret per te qetesuar dhembjet e melçise. Mendra eshte nje bime mjaft e perhapur ne natyre. Ne vendin tone ajo njihet me emrat mender, dhiozme, menderz, nane, mender e bute. Mendra shtepiake eshte bime shumevjeçare. Gjethet e saj kane forme vezake, ndersa lulet jane ne maje te kercellit, te formuara nga lulezat e vogla. Karakterizohet per aromen e mentolit, per kete arsye ajo kultivohet dhe neper kopshte. Efekte kuruese kjo bime ka edhe per semundjet e lekures, kunder tendosjeve psikike, streseve, kunder reumatizmes.

Sherbela: Nje bime tjeter per kurimin e semundjeve te melçise eshte edhe sherbela. Bima e sherbeles rritet kryesisht ne shpate gelqerore, ne kullota. Gjethet e saj permbajne vaj esencial, saponine, alkaloide, lende regjese dhe rreshire. Ne gjethet e saj jane gjetur edhe acid fumarik, glukoze dhe pentoze, vitamina B1 dhe C. Ne mjekesi, ekstrakti i fituar nga gjethet perdoret si mjet per kurimin e melçise se zeze e te temthit. Ai merret ne forme ekstrakti te lenget, 1 deri 3 gr ne dite, ne forme infuzi 4 luge kafeje. Vaji esencial i perftuar nga gjethet perdoret ne industrine e parfumerise dhe ne kozmetike. Perqindje me e larte vaji esencial nga gjethet e sherbeles mjekesore mund te perftohet para lulezimit te saj. Edhe frutat luajne nje rol te rendesishem ne kurimin e kesaj semundjeje.

Rrushi: Rrushi rekomandohet per te semuret qe vuajne nga melçia. Ai permban sasi te konsiderueshme sheqeri, kripera te kalciumit, hekur, vitamina B dhe C. Per shkak te sasise se perberesve te tij, lengu i rrushit eshte ilaç efikas te semundjet e melçise.

Karota: Edhe karota eshte nje nga perimet e pazevendesueshme per shendetin e njeriut, sepse ndihmon ne kurimin e semundjeve te ndryshme. Karota ka permbajtje te larte ne elemente ushqyese. Ajo eshte burim i vitamines A, e cila ndodhet ne lekuren e saj. Per kete arsye, ajo duhet te lahet mire dhe nuk duhet qeruar. Perdoret gjeresisht ne supe per parandalimin e semundjeve te ndryshme, sidomos per mjekimin e semundjeve te melçise se zeze, temthit, veçanerisht te cerozes se melçise. Mjeket popullore keshillojne qe te semuret me melçi te ushqehen me karota çdo dite.

Dardha: Ne saje te permbajtjes se hekurit, dardhat kane nje efekt pozitiv ne melçi, pasi nxisin aktivitetin per prodhimin e temthit. Lengu qe fitohet nga zierja e levores se degeve te dardhes ndikon pozitivisht ne uljen e temperatures. Per pergatitjen e çajit me levoret e dardhes merrni 15-20 gr levore te thara (ose 60-70 gr levore te njoma). Ato i hidhni ne 250 ml uje dhe i lini te ziejne per gjysme ore. Ky çaj rekomandohet te pihet njeheresh dhe i vaket. Çaji perdoret gjithashtu edhe per lavazhe te ndryshme, ne saje te vetive te tij antiseptike.

Kinfusha: Lengu i pergatitur nga bima e kinfushes keshillohet te pihet per kurimin e semundjeve te melçise, qe lidhen me prodhimin e sekretimit te temthit. Per pergatitjen e çajit nevojitet nje luge me lulet e thara dhe te grimcuara te bimes, te cilat hidhen ne nje ene dhe perzihen me nje gote me uje. Perzierjen e lini te vloje 5 deri ne 10 minuta. Me pas lengu i perftuar kullohet dhe pihet i nxehte ne 2 vakte, gjysme ore para buke nga nje gote.

Semundjet nga duhani

Duhani nënkupton bimën e familjes Nicotiniana të llojeve dhe tipeve të ndryshme të modifkuar apo jo gjenetikisht, me gjithë pjesët e saj. Katrani, nënkupton mbetjen e thatë të tymit të duhanit pa nikotinë. Varësia e duhanit është helmimi më vdekjeprurës për shoqërinë. Vdekja vjen si pasojë  e sëmundjeve që shkakton duhani.  Në çdo cigare ka më shumë se 4000 mijë lëndë kimike helmuese që shkaktojnë kancerin apo që mundësojnë zhvillimin e kancerit. 50 nga këto janë vertëtuar të kenë ndikim direkt në shkaktimin e kancerit.

Nikotina është përbërësi që krijon varësinë e personit nga duhani. Kjo është nje subtancë alkaloide helmues e cila gjendet në duhan dhe ka veprim helmues në sistemin nervor autonom Nikotina gjithashtu përshpejton rrahjet e zemrës, rrit tensionin dhe rrit rrezikun për koagulimin e gjakut.

Gazi i monoksidit të karbonit që gjendet në tymin e duhanit ul kapacitetin e gjakut për të mbajtur oksigjen dhe pengon transportimin e mjaftueshëm të oksigjenit në inde. Si pasojë e kësaj ata që pijnë duhanin gjatë ushtrimeve fzike lodhen më shpejt.

Sipas të dhënave të Shoqatës Shëndetësore Botërore (WHO) në vitin 2006, 4.8 milion persona kanë vdekur nga sëmundjet e shkaktuara nga duhani. Ky numër mendohet të arrijë në 10 milion në vitin 2025. Gjithashtu cilësohet se nga kjo shifër, 7 milion përsona i përkasin vëndeve në zhvillim si vendi ynë dhe 25-30% e përsonave që  nga duhani vdesin më herët. • Duhani është shkaku i 35% të vdekjeve nga kanceri tek mëshkujt dhe 15% të vdekjeve nga kanceri tek femrat. • Duhani është shkaku i 90% të vdekjeve nga kanceri i mushkërive. Kanceri i mushkërive zë vëndin e parë në vdekjet nga kanceri. Përsonat që pijnë duhan kanë një rrezik për kancer të mushkërive 20 herë më të madh sesa personat që nuk e pijnë duhanin. • Edhe ata që nuk e pijnë duhanin por janë nën ndikimin e atyre që e pijnë (duhanpirës pasivë), kanë një rrezik për kancer të mushkërive 3 herë më të madh në krahasim me ata që nuk pijnë. • Ata që pijnë duhan, përveç kancerit të mushkërive rrezikojnë të preken nga kanceri i gojës, gjuhës, buzës, fytit (laringu), rrugës së ngrënies (ezofagus), pankreasit, veshkave, fshikëzës sëurinës, prostatit dhe qafës se mitrës. • Gratë që, pavarësisht se nuk pijnë por janë nën ndikimin e tymit të duhanit, kanë një rrezik më të rritur për kancerin e gjirit

• Duhani është shkaku kryesor i sëmundjeve të mushkërive dhe të rrugëve të frymëmarrjes që shfaqën më vështirësi në frymëmarrje si p.sh bronkiti kronik dhe emfzema. Vdekja që shkaktohet nga këto sëmundje është 40 herë më e lartë se atyre që nuk pijnë. • Rreziku i krizës së zemrës është 3 herë më i lartë tek ata që pijnë duhan. •  Duhani ndikon në qarkullimin e gjakut dhe në enët e gjakut. Më këtë ndikim rritet rreziku për sëmundjet e enëve të gjakut të trurit dhe rreziku për t’u paralizuar. Duhani shkakton gangrenë të këmbëve. •  Gratë që pijnë duhan rrezikojnë të kenë më tëpër aborte të padëshiruara, lindje të parakohëshmë, lindje të bebeve më peshë të vogël dhe infertilitet. Gratë që përdorin ilace për kontrollin e shtatëzanise (kontraceptive oral) dhe pijnë duhan rrezikojnë të kalojnë krize zemre. •  Duhani shkakton impotencë tek meshkujt. •  Duhani rrit rrezikun e ulcerës së stomakut dhe ngadalëson shërimin e saj. •  Duhani shkakton tharje të lëkurës, sëmundje të psoriazës dhe lehtëson formimin e kataraktit në sy.