Si te mbrohemi nga temperaturat e larta

Temperaturat e larta me vete sjellin edhe perkeqesim te shendetit tone apo demtim direkt. Ato jane tejet te demshme per disa kategori, si: femijet (te te cilet termorregullacioni nuk mund te konsiderohet perfekt), personat me mbipeshe (obez) ku prodhimi i energjise se brendshme eshte i theksuar kurse termorregullacioni i veshtiresuar, te moshuarit (per shkak te dobesimit te mekanizmave te homeostazes).

Temperaturat e larta poashtu sjellin rendim te gjendjes ekzistuese tek disa probleme shendetesore si : asthma bronchiale, bronkitet, emfizema e mushkerive, edema pulmonare, zemra mushkerore, tensioni i larte i gjakut, kardiomiopatite, pamjaftueshmeria e zemres, diabeti i sheqerit, alergjite akute, problemet me ene te gjakut, migrene, problemet me gjendren tireoide, ndryshime inflamatore apo tumoroze ne lekure etj., kurse direkt mund te japin humbje te lengjeve (dehidrim).

Kategorive te lartepermendura apo atyre me faktor rreziku qe vuajna nga keto probleme shendetesore u preferohet: te kuptojne rrezikun nga keto temperatura, te mos qendrojne ne diell (sidomos gjate periudhes kohore nga ora 10:00-16:00), te bartin veshje te lehta qe nuk shterngojne trupin (te gjera-hapura), te marrin lengje sa me teper (per te penguar dehidrimin dhe ul temperaturen e brendshme), te perdorin peme dhe perime te fresketa, te mbajne higjienen e mire te lekures, te kene kujdes kur rritet lageshtia e ajrit,  te jene te rregullte ne terapine ekzistuese, nese nuk ndihen mire te lajmerohen tek mjeku me i afert, ata qe kane probleme me tension te gjakut dhe sheqer ti kontrollojne me shpesh ato.

    Atyre qe direkt u ekspozohen rrezeve te diellit u preferohet: te kene kujdes nga rrezet e diellit ne periudhen kohore 10:00-16:00, te perdorin kreme kunder diellit, te mbajne kapele me strehe, te mbajne syze te medha te diellit etj.