Semundja parkinson

Eshte nje demtim i sistemit nervor qe prek levizjen, ekulibrin dhe kontrollin e muskujve.

Shkaqet:
Qelizat nervore degradojne ne pjesen e trurit te quajtur substania nigra. Ne kete zone qelizat nervore specifike te quajtura striatum, ku neurotransmetuesit te quajtur dopamine clirohen. Dopamina eshte nje neutransmetues i rendesishem dhe ndryshimet ne perqindje e tij mund te shkaktojne probleme mjekesore. Humbja ose shkaterrimi i ketyre qelizave nervore si dhe zvogelimi i perqendrimit te dopamines jane shkaktaret kryesore te semundjes parkinson. Por jo vetem keto, gjithashtu ndikojne edhe faktoret gjenetike.

Teori te tjera shpjegojne se radikalet e lira qe formohen cdo dite ne trupin tone, mund te kene nje rol ne zhvillimin e semundjes parkinson. Keto krijohen kur dopamine shkaterrohet pasi kombinohet me O2. Shkaterrimi i dopamines realiozohet nga nje enzyme, monoamine oxide, qe con ne formimin e peroksidit te H2. Ku nje protein e quajtur gluation, normalisht shkaterron kete peroksid, por ne qofse ky nuk do te eliminohet sakte, atehere con ne formimin e radikaleve te lira, qe komunikojne me membrane qelizore duke shkaterruar fillimisht membrane pastaj qelizen. Ne semundjen parkinson glutationi reduktohet, qe tregon se kemi nje humbje te mbrojtjes nga formimi i ketyre radikaleve.

Shkaktare te tjere te kesaj semundje mund te jene edhe medikamentet e ndryshme si antidepresantet.

Simptomat
Tri shenjat kryesore jane: dridhjet, ngurtesia, ngadalsimi i levizjeve.
- Dhridhjet fillojne ne nje krah dhe me pas ndalojne. Keto dridhje perkeqsohen gjate stresit dhe permiresohen kur ndodhemi ne gjendje qetesie. Dridhjet fillojne te perkeqesohen duke prekur edhe krahun tjeter, gjuhen, mjekren, buzet.
- Ngurtesia i referrohet rritjes se rezistences kur perpiqemi te levizim gjymtyret. Kjo rezistence mund te jete e lehte ose e rende.
- Ngadalsimi i levizjeve i sasise se levizjeve dhe pamundesia per te levizur shume. Ketu perfshihet edhe shkrimi i vogel, rrahje te pakta te qepalleve, shprehje te fytyres te ngrira dhe te pakta si dhe hipofonia (i foluri me ze te bute).

Por mund te kete edhe pasoja te tjera si degradimi i kujteses afat-shkurte, lodhje, depresion, mungese ose humbje e koordinimit te aktivitete si golfi etj. Enjtje te gjymtyreve disfunksione seksuale, kapsllik, shqetesime te gjumit. Por perfshihen edhe probleme si osteoporoza, qe shkakton fraktura te brezit pelvik, probleme urinare, probleme me ezofagun, komplikime ne frymarrje.

Menyra e ekzaminimit
Konsultimi me nje neurolog, qe eshte i specializuar ne crregullimet e levizjes. Tomografia kompjuterike me foton te vetem, ben te mundur gjithashtu ekzaminimin e semundjes parkinson.

Menyra e kurimit (sherimi i semundjes parkinson)
Arrijne te bejne te mundur vetem minimizimin e simptomave, derisa arrin ne nje pike kur trupi fillon te humbase funksionet e tij dhe medikamentet nuk mund te ndryshojne gje. Medikamentet funksionojne shume mire ne 4-6 vjet, por me pas situata perkeqsohet.

Medikamente te quajtura agjente neurombrojtes, qe mbrojne neuronet qe prodhojne dopaminen. Keto quhen selegilin. Terapia simptomatike fillohet kur kemi paaftesi funksionale. ketu me pas merren mjekimet duke u bazuar ne paaftesine qe zhvillohet. Pershembull kur kemi dridhje merret amantadina. Kjo qeteson problemin e dridhjeve. Kur kemi paaftesi si pamundesia e levizjes merren medikamente si levodopa-kardiopa, qe rrit sasine e dopamines ne tru.

Menyrat e parandalimit
- Konsumimi i frutave dhe perimeve qe permbajne antioksidante, si vitaima E, C, koenzima Q10, ginkgo biloba etj.
- Konsumimi i ushqimeve qe permbajne omega 3 acide yndyrore dhe qe kan shum fibra.
- Perdorimi i kafeines qe gjendet ne caj, kafe, kola.
- Acidi urik eshte gjithashtu nje antioksidant i fuqishem qe shkaterron radikalet e lira dhe qe ndihmon ne semundjen parkinson.
- Vitamina B6 eshte gjithashtu nje faktor ndihmues per parandalimin e kesaj semundjeje.semundja parkinson