Ezofagu

Ezofagu
Ezofagu (lat. Oesophagus shqip edhe gurmazi) është pjesë sistemit të tretjes së ushqimit dhe shërben për transportin e ushqimit nga gryka deri te lukthi.

Anatomia e ezofagut

Ezofagu i njeriut është rreth 25 – 30 cm i gjatë. Në pjesë e sipërme shtrihet pas trakesë dhe para kurrizit. Në gjatësinë e tij ezofagu ndahet në tri pjesë:
Pjesa e qafës: pars cervicalis
Pjesa e kraharorit: pars thoracica
Pjesa e barkut: pars abdominalis

Në të gjenden tre ngushtica fiziologjike:
Ngushtica e lartë thirret edhe goja e ezofagut
Ngushtica e mesme ndodhet aty ku ezofagu e prek Aortën dhe thirret ngushtica e Aortës
Ngushtica e poshtme është aty ku ezofagu kalon nëpër diafragmë në bark dhe thirret Hiatus oesophageus. Në të njëjtën kohë ngushtica e poshtme ndërton një mekanizëm për mbylljen e tij, i cili thirret edhe Kardia.

Si edhe pjesët e tjera të sistemit të tretjes po ashtu edhe muret e ezofagut janë të përbërë prej katër shtresave të cilat ndahen po ashtu në nënshtresa:
Mucosa Lamina epithelialis mucosae
Lamina propria mucosae
Lamina muskularis mucosae

Submucosa
Muscularis
Serosa

Sëmundjet e ezofagut

Refluksi gastroezofageal dobësim i sfinkterit gastroezofagal (hernie hiatale, sklerodermë), ose prodhim i skajshëm i acidit.
1.Shenjat/simptomat shkaktohen nga kontakti i acidit të stomakut me mukozën e ezofagut: djegie e gjoksit (heartburn) që qetësohet nga gëlltitja e ushqimeve. Simptomat mund të ngatërrohen edhe me infarktin e miokardit.
2.Prania kronike e acidit në ezofag shkakton metaplazi kolumnare (ezofagu i Barrett-it); rreth 10% e metaplazive kolumnare kalojnë në kancer.
3.Trajtimi: a. Barnat: bllokues të pompës protonike (omeprazole, esomeprazole, rabeprazole) ose bllokues të H2 (ranitidine, famotidine, etj.)
b. Ngritja e kokës të shtratit e vështirëson ngjitjen e acidit në ezofag gjatë gjumit.
c. Herniet hiatale mund të riparohen

Goja

Goja është zgavra e hapur që tek kafshët shërben për të marrë ushqimin dhe ujin kurse tek njeriu edhe për të folur.Ne zgavrën e gojës gjenden dhëmbët,gjuha,gjuhëza,ndërsa në gojën e njeriut edhe bajamet.Në gojë derdhet edhe pështyma qe vjen nga gjëndrat nënveshore, nëngjuhore dhe nënnofullore.Struktura e gojës

Organ sekondar, mirëpo i rëndësishëm për depërtimin dhe daljen e ajrit nga organizmi me ç’rast merr pjesë në krijimin e zërit.

Tretja e ushqimit

Tretja e ushqimit behet nepermjet aksionit Mekanik dhe atij Kimik Aksioni mekanik
1-Copetimi i ushqimit (ne goje)
2-Perzierja e tij (ne stomak)
3-Levizja e tij ne pjeset e poshteme nepermjet muskujve (peristalsi)

Aksioni Kimik

Ben transformimin e:
1-Karbohidrateve –>>ne Sheqer
2-proteinat –>ne aminoacidi
3-trigliceridi –> ne acid yndyror dhe glicerolo

[redakto] Nga goja ne stomak

Dera e hyrjes se ushqimit eshte goja ,ushqimi copetohet nga dhembet perzihet me lengjet qe dalin nga gjendrat e gojes te cilat permbajne ” ptialina”, e cila eshte nje enzim qe transformon amidonin ne sheqer te thjesht. Ato leshojne gjithashtu “lisozima” qe eshte nje molekule me aktivitet antibakterik , dhe antikorpi.

Hunda

Hunda i takon grupit të organeve shqisore që ka të bëjë me nuhatjen. Hunda te gjallesat zakonisht është e vendosur në kokë dhe përdoret për frymëmarrje gjat së cilës nuhaten aromat që kalojnë nëpër këtë zgavër. Ky organ nuk është njësoj i zhvilluar te të gjitha gjallesat, por dallon për nga forma dhe aftësia e nuhatjes.

Eshtrat e trupit

Eshtrat e trupit ndahen ne eshtrat e ekstremiteteve dhe eshtrat e trupit.Eshtrat e ekstremiteteve e perbejne eshtrat e gjymtyreve te siperme dhe te poshtme. Eshtrat e trupit i perbejne eshtrat eboshtit kurrrizoredhe eshtrat e brinjeve.