Hemorroidet, shkaqet dhe trajtimi i tyre

Hemorroidet janë prej sëmundjeve të anusit dhe rektumit. Në varësi të dukshmërisë së tyre, ato ndahen në të brendshme, përreth murit të pjesës fundore të rektumit, dhe të jashtme, përreth pjesës së jashtme të rektumit, anusit.

Hemorroidet janë zgjerimi i venave në anus dhe të varurit e tyre duke marrë ngjyrë blu në të kuqe. Ndonjëherë mund të formohen tromboza brenda tyre duke shkaktuar dhimbje të forta dhe ënjtje (edem). Por shenjat më të shpeshta janë hemorragjia me gjak në të kuqe të fortë dhe kruajtje. Zakonisht nuk janë të dhimbshëm.

Formimi…
Shkaku kryesor është konstipacioni (kapsllëku). Më pas mund të radhisim kolitin, proktiti, infeksionet e zorrëve, alkooli, higjiena, zmadhimi i prostatat, qëndrimi i tej zgjatur në shtrat apo në këmbë, hipertensioni portal, miomë uteri, shtatzënia, kolla kronike, mbipesha apo problemet e lindura të mureve të venave.

Llojet e hemorroideve
Së pari ndahen në të brendshëm dhe të jashtëm. Ato që janë nën vijën që ndan qelizat e anusit nga të zorrëve të trasha janë të jashtme dhe ato hemorroide që janë sipër kësaj vize quhen të brendshme. Shumica janë të brendshëm dhe kanë 4 gradë. Ka akut dhe kronik apo i thjeshtë dhe i komplikuar.

Grada e parë: Kur hemorroidi qëndron brenda dhe nuk shihet veçse me anoskop. Si shenjë ka vetëm hemorragji (pikon gjak). Zakonisht janë pa dhimbje, janë më të vogla se 1 cm dhe nuk preken me dorë.
Kurimi: Mund të lidhen ose mund të përdoret injeksioni i një lënde sklerozane apo me laser mund të koagulohen. S’ka nevojë për operacion. Zakonisht një dietë e mirë, çlodhja e mjaftueshme dhe disa ilaçe si pomadat me kortizon, kremrat e ndryshëm, analgjetik (qetësues) apo banjo me ujë të vakët bëjnë dobi. Nëse ka infeksion mund të duhet antibiotik.

Grada e dytë: Gjatë shtrëngimit në banjë dalin dhe preken me dorë ndërsa kur ngrihet në këmbë futen vet brenda. Janë rreth 1-3 cm dhe pa dhimbje. Kanë hemorragji sikur pikon. Shkaktojnë anemi dhe ndonjëherë mund të mos futen brenda. Edhe këtu kurimi është jo me operacion por si në shkallën e parë.

Grada e tretë: Dalin shpesh jashtë anusit dhe shoqërohen shpesh me tromboza kështu që janë të dhimbshme dhe të ënjtura. Duhen të shtyhem me gisht që të futen dhe dalin përsëri. Megjithëse mund të bëhen operacion përsëri fillohet me metodat konservative. Më të përdorshme janë lidhja dhe koagulimi infrared (laser).

Grada e katërt: Kur kapsllëku bëhet kronik dhe hemorroidet zgjaten jashtë anusit si në tualet ashtu edhe kur qëndrohet gjatë ulur. Janë vena të fryra, pa dhimbje dhe të qullura. Kanë hemorragji dhe probleme me injeksionet dhe pastërtinë e kësaj zone. Kur ulet dhe shtyp mbi to ndjen dhimbje.
Kurimi: Megjithëse disa përmirësohen me dietë që pengon kapsllëkun, me një disiplinë tualeti dhe me një higjienë të mjaftueshme përsëri tek disa raste mund të lind nevoja e kurave që zbatohen tek gradat e tjera. Por në shumicën e rasteve duhet bërë operacion.

Nëse nuk e përballojnë dot këtë për arsye të ndryshme atëherë gjithë jetën duhet të mbajnë dietë me lëngje të bollshme dhe supa, me perime dhe fruta dhe të qëndrojnë larg çajit (kinez), kafes, kokakolës dhe ushqimeve pikante. Edhe sporti i rregullt ka shumë dobi. Largojuni ambienteve shumë të nxehta si sauna. Gjithashtu duhet të pihet ujë i bollshëm gjatë ditës (1.5-2 litra).

Ndërlikimet
Si pasojë e hemorragjisë anemi, tension i ulët, këputje dhe zbehje. Si pasojë e plagëve dhe infektimit temperaturë. Strangulacioni: Fryrja dhe dalja jashtë anusit duke u kyçur aty dhe duke shkaktuar dhimbje si pasojë e trombozave brenda këtyre venave. Nuk futen brenda duke bërë të pamundur procesin e jashtëqitjes. Pengon aktivitetin ditor. Duhet kuruar me urgjencë.

12 simptomat a atakut kardiak

Sëmundjet  e zemrës janë vrasësi numër 1 i burrave dhe grave në shumicën e vendeve të botës.  P.sh në SHBA ato zënë 40% të shkaqeve të vdekjes duke ja kaluar të gjitha sëmundjeve  kancerogjene të mbledhura sëbashku. Kohët e fundit edhe mjekët shqiptarë kanë dhënë alarmin se çdo ditë po preken nga sëmundjet e zemrës edhe moshat e reja. Përse sëmundjet e zemrës janë në këto shifra?  Shumë njerëz tregohen neglizhentë ndaj simptomave që shfaqen, por ka dhe raste  kur problemet nuk janë dhe aq të dukshme. Veçanërisht kujdes duhet të tregojnë personat mbi 65 vjeç.  Gjithashtu të kujdesshëm duhet të jenë edhe personat që kanë sasi të larta kolesteroli në gjak, tension të lartë, obezët, duhanpirësit, diabetikët dhe ata që kanë predispozicion familjar për sëmundje të zemrës. Për këtë arsye ne po ju tregojmë 12 simptoma për të dalluar një sulm të mundshëm kardiak.

Ankth

Një atak në zemër (goditje në zemër) mund ta shkaktojë ankthi intensiv ose një frikë e pashpjegueshme nga vdekja. Të mbijetuarit e atakut në zemër  shpesh flasin se kanë përjetuar  ndjesinë e ‘dënimit të pashmangshëm’.

Dhimbje në gjoks

Dhimbja në gjoks është një nga simptomat më klasike të atakut në zemër. Jo tek të gjithë personat mund të ndodhë një dhembje e tillë, ashtu si jo çdo dhimbje lidhet me atakun sepse ka mjaft arsye të tjera si; problemet muskulare,  mushkritë, esofagu etj. Për të dalluar nëse është vërtet një simptomë e cila lidhet me zemrën,  dhimbjet ndihen në qendër të gjoksit, ose pak më majtas, disa herë edhe në krahun e majtë dhe shpatulla.  Ndodh që disa (më shumë femrat) të kenë dhe ndjesinë e djegies në gjoks, për këtë arsye shumë persona mendojnë se kanë probleme me stomakun.

Kolla

Kollë e vazhdueshme dhe një frymëmarje e veshtirë mund të jenë  simptoma të insuficiences kardiake. Si rezultat i akumulimi të  lëngjeve në mushkëri, në disa raste personat e prirur për atak kardiak nxjerin me anë të kollës gëlbaza të përgjakura. 

Marrje mendesh

Sëmundjet e zemrës mund të shkaktojnë marrje mendsh dhe humbje të ndjenjave. Shkaktare mund të jenë aritmitë e zemrës.

Lodhje

Sidomos tek gratë, një lodhje jo e zakonshme, ndodh para një sulmi të mundshëm kardiak. Sigurisht që lodhje të tilla mund të mos kenë aspak lidhje me zemrën. Por nëse diçka ju duket ndryshe nga herët e tjera dhe keni një predispozicion për sëmundjet e zemrës, është një simptomë e cila nuk duhet të neglizhohet. Duhet të drejtoheni tek mjeku i familjes sa më shpejt të jetë e mundur.

Nauzea (përzierje) ose mungesë oreksi

Ndodh shpesh që gjatë një ataku kardiak personat të kenë përzierje barku edhe të vjella. Fryerja e barkut e lidhur me insuficencen kardiake (lodhje e skajshme e zemrës), ndikojnë në mungesën e oreksit.

Dhimbje në pjesë të tjera të trupit

Në shumë sulme të mundshme kardiake, dhimbja fillon në gjoks dhe përhapet në shpatulla, krahë, bërryla, mbrapa qafe, nofulla edhe bark. Por ka raste kur nuk ndihet dhimbje në gjoks,vetëm në pjesët e tjera të trupit. Në këto raste meshkujt kryesisht kanë dhimbje në krahun e majtë, ndërsa tek femrat në të dyja krahët ose ndërmjet shpatullave.

Puls i shpejtë ose i parregullt

Rrahjet e parregullta ose të shpejta të zemrës shoqëruar me simptomat e mëposhtme si, lodhje, marramëndje apo mungesë fryëmarrje, mund të jenë tregues të qartë të një sulmi kardiak, insuficence kardiake ose aritmie. Nëse aritmia nuk kurohet, mund të çojë në goditje në tru, insuficence kardiake, deri dhe në vdekje të papritur

 Mungesë frymëmarrje

Shumë njerëz që kanë vështirësi në frymëmarrje gjatë një aktiviteti normal ose dhe në momente pushimi, shpesh mund të kenë probleme në mushkëri, si azma ose  bronkopneumopati kronike obstruktive. Por mund të jetë dhe një tregues i një ataku kardiak. Në disa raste pacientët që kanë pësuar atak kardiak, nuk kanë ndjerë dhembje në gjoks por vështirësi të theksuar për të marrë frymë. Në raste të tjera dy simptomat shoqërohen me njëra-tjetrën ose vështirësia në frymëmarrje ndodh përpara dhimbjes së gjoksit.

Fryerje (Enjtje)

Insuficenca kardiake mund të shkaktojë grumbullim lëngjesh në trup. Kjo mund të shkaktojë enjtje në zona të ndryshme si në këmbë, kavilje, bark.

Djersitje

Të mbushesh me djersë të ftohta, është një simptomë e atakut në zemër. Mund të jeni thjesht të ulur në karrike kur papritur filloni të djersisni sikur sapo keni kryer ushtrime fizike.

Dobësi

Në ditët e fundit  që paraprijnë  një atak të mundshëm kardiak por dhe gjatë tij, shumë pacientë kanë ndjesinë e pafuqisë. Shpesh për këta persona dhe mbajtja e një letre në dorë është tepër e pamundur.

Vaksinat kundër gripit mbrojnë nga sëmundjet e zemrës

Vaksinat kundër gripit mund të ndihmojnë njerëzit e moshuar të qëndrojnë të shëndetshëm. Në këtë përfundim kanë dalë disa studiues nga Universiteti i Torontos.

Sipas tyre, vaksinat nuk mbrojnë vetëm nga virusi influenca, por edhe nga sulmet në zemrë. Në analizë janë marrë më shumë se 3.200 pacientë dhe kanë përcjellë efektin e vaksinës influenca në shëndetin e zemrës.

Rezultatet kanë treguar se personat që kanë marrë vaksinën e gripit, kishin rrezik pothuajse 50 % më të ulët, për të vuajtur një atak dhe probleme të kardiovaskulare gjatë një periudhe njëvjeçare. Autorët e studimit mendojnë se ka disa shpjegime për këtë efekt të vaksinës së gripit.

E para, ajo mund të ndihmojë pacientët që tashmë janë në shëndet të dobët, të mos zhvillojnë edhe një sëmundje e cila mund ta përkeqësojë gjendjen e tyre të përgjithshme. E dyta, mbrojtja mund të jetë nga fakti i shmangies së inflamacionit të lidhur me gripin. Inflamacionet lidhen me shfaqjen e probleme kardiovaskulare.

Metodat më të sigurta të uljes së kolesterolit

 

Kjo është pothuajse si të frikësoheni nga uji. Kolesteroli është i pranishëm në çdo qelizë të gjallë. Merr pjesë në proceset metabolike të shkëmbimit të lëndëve, është pjesë përbërëse e membranës qelizore, shërben për prodhimin e shumë hormoneve, vitaminave të tretshme në yndyra dhe acideve biliare. 

Megjithatë, kur e kemi më shumë se duhet, gjendja bëhet e rrezikshme.

Ilaçet për reduktimin e kolesterolit duhet t’i merrni nëse ua rekomandon mjeku. Por, nëse bëni pjesë në grupin e njerëzve relativisht të shëndetshëm, respektivisht keni rrezik të ulët nga sëmundjet kardiovaskulare mendoni edhe për këtë: aq shumë njerëz i zgjedhin problemet me tableta saqë përdorimi i tepruar i tabletave është bërë problem më vete.

Përveç që në këtë mënyrë nuk e zgjidhni shkakun e problemit, dhe kjo është të ushqyerit e keq dhe stili i jetës duke qëndruar ulur, akoma ju kërcënon tensioni i lartë dhe diabeti.

Fibroza Cistike – Semundja dhe Menyra e Trasmetimit

 Eshte semundja me e zakonshme nder semundjet gjenetike te renda. Ne bote jane te prekur mbi 70.000 individe.
Fale perparimeve te kerkimeve dhe kurave, femijet qe lindin sot me kete semundje kane nje aspektative jete mesatare 40 vjet ose me teper, nderkohe qe para 50 vjetesh, kur u zbulua semundja, nuk kalonin femijerine. 

Ka nje ecuri te ndryshme nga njeri i semure ne tjetrin. Eshte nje semundje kronike qe sot merret persiper nga qendra te specializuara. Qendrat jane programe kure te njejta, qe eshte gjithmone objekt kerkimi dhe permiresimi.
Fibroza Cistike eshte pasoje e nje gjeni difektoz, gjeni CFTR ( Cystic Fibrosis Transmembrane Regulator). Ne personat e shendetshem ku gjen rregullon kalimin e elektroliteve (klorit me saktesisht), dhe si pasoje ujit, nga brenda jashte qelizave epiteliale, qeliza qe veshin shume organe te trupit tone. Qe te shfaqet semundja duhet qe te dy gjenet e kopjes CFTR ne kromozomin 7 te jene mutante. Ne personin e semure gjeni eshte difektoz ne te dy kromozomet 7 dhe kjo shkakton nje prodhim te sekrecioneve me pak uje, dhe si pasoje, me teper te dendura dhe me pak te levizshme (nga ku vjen edhe emri ne te kaluaren si “muko vishidoza“); djersa ka nje perqendrim te larte kripe, 4-5 here me teper se normalja. Ne pankreas sekrecionet qe mbeten mund te formojne forma si ciste dhe indi perreth peson inflamacion, forcohet dhe behet fibroz: nga kjo vjen edhe emri i fibrozes cistike (emri origjinal ne te vertete eshte “fibroza cistike e pankreasit”, megjithse pankreasi eshte vetem njeri nga organet qe goditet).  
Organet me te goditura jane bronket dhe mushkerite: ne brendesi te bronkeve mukusi ka tendence te mbetet dhe si pasoje te jete baze per infeksione respiratore; organi i dyte qe goditet eshte pankreasi, qe eshte i bllokuar nga sekrecionet e veta dhe nuk kryen funksionin e tij normal duke hedhur ne zorre enzimat per shkaterrimin e ushqimit. Organe te tjera qe goditen jane zorret, melçia, duktet deferente tek mashkulli.
Nese nje femije lind me Fibroze Cistike (FC), do te thote qe te dy prinderit jane mbartes te gjenit difektoz ne njerin prej kromozomeve te kopjes.

Fibroza Cistike – Menyra e Trasmetimit

Kane 25% mundesi te kene nje femije te semure. Kjo ndodh kur te dy trasmetojne gjenin difektoz. Kane 25% mundesi te kene nje femije te shendetshem dhe jo mbartes te shendetshem. Kjo ndodh kur asnjeri prej dy prinderve nuk trasmeton gjenin difektoz. Kane 50% mundesi te kene nje femije mbartes te shendetshem. Kjo ndodh kur vetem njeri prej dy gjeneve difektoze trasmetohet.

Diabeti, semundja e sheqerit ne gjak

 

diabeti 300x198 Diabeti, semundja e sheqerit ne gjak

Diabeti, sëmundja e sheqerit në gjak

Sëmundja e sheqerit është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozën) që ne marrim me ushqimet e ndryshme.

Defekti qëndron në pamundësinë e insulinës, një hormon i prodhuar nga pankreasi, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak në vlerat normale. Insulina ose prodhohet pak (pamjaftueshmëri e pankreasit) ose nuk vepron si duhet për të futur sheqerin brenda në qelizat e indeve të organizmit (pamjaftueshmëri e insulinës). Për rrjedhojë sheqeri është me tepricë në gjak dhe jep shenja të ndryshme (simptoma) si etja, shtimi oreksit, shtimi në peshë, nevoja për urinim të shpeshtë, lodhja e shpejtë, ulja e vëmendjes dhe përqendrimit dhe në përgjithësi një dobësi e përgjithshme.

Diabeti, semundja e sheqerit ne gjak

Këto simptoma nuk është e thënë të jenë të gjitha të pranishme tek një pacient me diabet.

Shkaku Kjo sëmundje në kuptimin e përgjithshëm është e tillë që karakterizohet me rritjen mbi shifrat normale të sheqerit në gjak dhe me daljen e tij nëpërmjet urinës. Përveç çrregullimit të sheqernave në diabet ç’rregullohen yndyrat, kripërat dhe ç’rregullohet metabolizmi i lëndëve. Kjo sëmundje jep ndërlikime akute të menjëhershme dhe ndërlikime kronike që zgjasin gjithë jetën. Në mënyrë të përgjithshme ndërlikimet vijnë si pasojë e uljes apo e ngritjes së sheqerit në gjak, dhe kur këto janë respektivisht të menjëhershme të sëmurët bien në gjendje kome ose në gjumë të thellë. Por sëmundja e diabetit ndikon gjithashtu dhe prek arteriet e zemrës, nga ku mund të shfaqen edhe infarkte të cilat janë sëmundje tepër të rrezikshme ose kur dëmtohen arteriet e këmbës, shfaqet gangrena e këmbës, kur dëmtohen arteriet e syrit shfaqet një ndërlikim nga i cili sëmuren të dy sytë edhe i sëmuri mund të humbë edhe shikimin, kur dëmtohen arteriet e veshkës shfaqet një dëmtim që në popull njihet me termin azotemia. Mjekët rekomandojnë dietat diabetike si edhe disa ilaçe barna popullore që së fundmi kanë dalë në treg në vendin tonë.

Mjekimi Sekretet e parandalimit dhe të trajtimit të kësaj sëmundje janë veprimtaria fizike e përditshme, mënyra e ushqyerjes në përshtatje me moshën, peshën, motin, profesionin dhe gjendjen fiziologjike të personit. Për sa i përket ushqimeve ato duhen marrë me larminë e tyre duke përjashtuar çdo gjë të ëmbël. Kosi, qumështi, djathi, gjiza, veza, mishi dhe perimet janë më të preferuarat në çdo situatë të të sëmurit. Në marrjen e ushqimit rëndësi të veçantë ka racionimi për 16 orëshin e ditës zgjuar. Në treg gjenden shumë lloje insulinash, por parë nga ana fiziologjike ka vetëm 4 lloje insulinash: Insulina ultra e shpejtë (Insulina lispro, humalog): Nëse merret para buke, injektimi bëhet 20 minuta para ngrënies. Pas injektimit, niveli maksimal në gjak arrihet brenda 1 ore dhe efekti zgjat 3-4 orë. Insulina e shpejtë (Regular humulin): Nëse merret para buke, injektimi bëhet 60 minuta para ngrënies. Efekti zgjat 5-7 orë. Insulina e ndërmjetme (NPH, lente): Efekti fillon rreth 2 orë pas injektimit, arrin kulmin rreth 8-12 orë pas injektimit, dhe zgjat më pas se 24 orë. Zakonisht pacientët marrin 2 doza në ditë. Insulina afatgjatë (Ultralente humulin): Farmakokinetika është e ngjashme me insulinën NPH: efekti fillon pak më ngadalë dhe zgjat pak më shumë. Insulina ultralente shpesh përdoret për të krijuar një nivel bazal të insulinës në trup, dhe pastaj jepet insulinë ultra e shpejtë para ngrënies; kjo strategji përpiqet të imitojë fiziologjinë normale.

Dieta për sëmundjen e sheqerit

Përsa i përket ushqimeve ato duhen marrë me larminë e tyre duke përjashtuar çdo gjë të ëmbël. Kosi, qumështi, djathi, gjiza, veza, mishi dhe perimet janë më të proferuarat në çdo situatë të vuajtësit. Frutat mund të përdoren si plotësues dietikë duke bërë llogaritje të sasisë së sheqernave që përmbajnë dhe nevojave në vaktin e marrjes. Bostani, rrushi dhe fiku duke qenë mjaft të pasura në sheqerna duhen nxjerrë nga lista. Në marrjen e ushqimit rëndësi të veçantë ka racionimi. Krahas ushqimit të përdorur në gjatw orwve kur pacienti wshtw zgjuar, larmi me disa kufizime të caktuara, në personat e prekur nga swmundja mund të nevoiten edhe disa ilaçe si Insulinat (veprim shkurtër, veprim mesëm dhe veprim gjatë), Sulfonilureat (Klorpropamidi, Glibenklamidi, Gliklazidi dhe Tolbutamidi), Biguanidet (Metformina) dhe të tjerë (Akarboza, Nateglinidi, Pioglitazoni, Repaglinidi dhe Rosiglitazoni). Personi mund të vuajë sëmundjen pa e konsideruar veten të tillë duke pësuar ndërlikime në sy, në zemër, në tru, në veshka, në gjymtyrë etj. Vdekja e papritur nuk përjashtohet në një pjesë të mirë të personave. Rritja e kulturës mjekësore është mjeti më i mirë për të parandaluar paaftësinë e përkohëshme dhe vdekshmërinë prej sëmundjes dhe ndërlikimeve të saj. Meqënëse në tema të mëparshme u përshkrua metoda diagnostike dhe mjekimi dietik këtu do të përshkruhet ai me ilaçe.

Këshilla 1- Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën 2- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara 3- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë 4- Yndyrat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit) 5- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra 6- Efikase edhe bajamet

Shenjat 1- Dhimbje barku 2- Frymëmarrje të ngadalta e të thella 3- Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë

Ilaçet 1- Tiazolidinedionet, veprimi është i menjëhershëm, por në disa raste mendohet se ulin rezistencën periferike ndaj insulinës. 2- Glinidet, ky lloj bari shkakton sekretim të shpejtë të insulinës. Merren para buke dhe ndihmojnë në kontrollin e glukozës postprandiale (pas ngrënies). 3- Akarboza, është frenues i alfa-glukozidazës intestinale që ngadalëson ritmin e përthithjes të glukozës në gjak.

Diabeti

Kur shfaqet diabeti i shtatzënisë?

Kjo është një sëmundje e përkohshme që manifestohet gjatë shtatzënisë dhe sjell një rrezik më të lartë të diabetit në vitet që do të vijnë. Gratë në mbipeshë janë më të predispozuara dhe ato prindërit e të cilave vuajnë nga diabeti.

Si ta parandalojmë sëmundjen?

Nëse diabeti i ri nuk mund të parandalohet, për atë madhorin ekzistojnë disa zakone të shëndetshme: një dietë e balancuar (më pak yndyrë dhe sheqer, më shumë fruta dhe perime), kontrolli i peshës, jo duhan, ushtrime fizike. Ecja gjysmë ore në ditë në gjashtë ditë të javës, zvogëlon rritjen e diabetit dhe vdekjen në 45 për qind.

Shkenca, diabeti i patrashëgueshëm

Në kuptimin e përgjithshëm mjekësor nuk trashëgohet diabeti si sëmundje, por ekziston predispozicioni për t’u sëmurë. Trashëgohen genet që mbartin vetitë e organizmit, qoftë ato të sëmura. Që ky predispozicion që trashëgohet të bëhet diabet sheqeri, duhet që tek njerëzit të ndikojnë disa faktorë mjedisorë.

Anatomia e njeriut, eshtrat e njeriut

Skeleti është tërësia e kockave të trupit, të cilat lidhen me njëra-tjetrën me anë të kyçeve. Boshti i skeletit përfshin kockat e fytyrës, të kafkës dhe të shtyllës vertebrore, dhe kafazi i krahërorit ku qëndrojnë brinjët. Skeleti lidhet me gjymtyrët e sipërme me anë të brezit të legenit. Çdo pjesë e skeletit përmbush një funksion të caktuar: kockat e boshtit të skeletit mbajnë trupin dhe mbrojnë organet jetësore, kurse kockat e gjymtyrëve bëjnë të mundur lëvizjet e shumëllojshme, kontribuojnë në qëndrueshmërinë e trupit, bëjnë të mundur ecjen si dhe kapjen e shtrëngimin e objekteve.

Kockat

Kockat mbahen nga një sistem gjenial nyjesh dhe menteshash që i mundësojnë kurrizorëve të lëvizin.Kockat nuk janë aq të forta dhe të rënda siç duken. Nga brenda kanë hapësira boshe, që i bëjnë të lehta dhe lejojnë kalimin e enëve të gjakut dhe të nervave.Kockat janë inde të gjalla – ato rriten dhe shërohen vetë, një lloj si lëkura. Në raste të thyerjes së ndonjë kocke, indi i ri kockor formohet me shpejtësi dhe plotëson boshllëkun. Me rastin e stërvitjeve të trupit ato ngjeshën dhe bëhen më të forta. Kockat lidhen ndërmjet veti me nyje të cilat ju mundësojnë atyre njëherit që të mund të lëvizin. Nyjet tek gishtat, bërrylat dhe gjunjët punojnë si mentesha, duke kufizuar lëvizjen kryesisht vetëm në një drejtim. Po ashtu është karakteristike edhe nyja e legenit dhe e shpatullave që kanë formën e një topi brenda një zgavre. Kjo zgjidhje i lejon krahët dhe këmbët të lëvizin lirisht në çdo drejtim. Në të gjitha nyjet e lëvizshme ndodhet një lëngë që rrethon nyjen dhe e bën atë të lëviz me lehtësi.Njeriu leviz me ane te sitemit lokomotor.Zakonisht lidhet me sutura kerce dhe nyje.Skeleti i trupit perbehet nga shtylla ruazore derrasa gjoksore dhe brinjet.

Eshtrat si një sistem së bashku me eshtrat e tjera të sistemit skeletor ndërtojnë skeletin e njeriut. Eshtrat janë materie organike ndërtohen prej indit eshtëror në hapësirat mes qelizave eshtërore.

Ashti i Femurit

Ndërtimi i indit kockor

  

 

Ndërtimi i eshtrave

Janë të ndërtuara nga : inde kockore (qeliza kockore), kripëra (kalciumi, fosfori), që të jenë të forta të cilat shtresohen vazhdimisht, proteinë (kolagjen) që të jenë elastike. Eshtrat kanë edhe një tjetër karakteristik d.m.th posedojnë inde për qarkullimin e gjakut, enë limfatike dhe fije nervore.

Qeliza dhe indet kockore

Qelizat të cilat prodhojnë eshtra quhen osteoblasete, më para këto qeliza kanë prodhuar substanca të cilat quhen materie ndërqelizore dhe është i vendosur në mes të qelizave ku ka sasi të madhe kologjeni. Materiali ndërqelizor posedon grupe qelizash të forta të quajtura osteocite. Osteocitet janë qeliza të gjalla por nuk japin ind të ri ashtëror. Ka dhe disa qeliza të tjera të cilat quhen osteoklaste të cilat janë përgjegjëse për resorbimin dhe ndërtimin e ashtit. Eshtrat në qendër të ashtit posedojnë zbraztirën e cila është diafiza dhe dy skajet jo të rregullta epifiza.

Ka dy lloje të indit ashtëror : Njëri është lloj i vërtet ose asht kompakt (kocka e fortë). Ky lloj ashti merr pjesë në ndërtimin e eshtrave të gjata dhe pjesën sipërfaqësore të eshtrave tjera.

Lloji tjetër I ashtit është indi sungjeror ku ka hapësira të zbrazta në krahasim me llojin e vërtet.

Eshtrat kanë dy lloje të palcës : palca e kuqe e cila gjendet në skaje të eshtrave të gjata dhe te eshtrat e tjera më të vogla gjendet në mes që krijojnë qelizat e kuqe të gjakut, palca e verdh e cila gjendet në mes të eshtrave të gjata në hapsirën e përbërë prej qelizave yndyrore.

Mbështjellsi i brendshëm i cili mbulon pjesën e ku ndodhet palca quhet endosterum, e cila ndihmon në rritjen dhe përtrirjen e indit ashtëror. Eshtrat nga jasht janë të mbështjellura me periost me përjashtim të mollëzave (epifiza).

Në pjesën e brendshme të ketij mbështjellësi ka osteoblaste të cilat janë të pazëvendësueshme për krijimin e ashtit, jo vetëm gjat rritjes por edhe gjatë fatkeqësive kur thyhet ashti. Enët e gjakut dhe limfatike në shtresën e periostit kanë rolin e furnizimit me ushqim ashtin, ndësa fijet nervore nevojiten atëherë kur ashti është i thyer.

Rritja dhe përtrirja e eshtrave

Ashtrimi i indeve kërcore fillon prej mezit dhe vazhdon nga skajet e ashtit. Dhe në këtë mënyrë eshtrat e gjata vazhdimisht rriten në gjatësi. Ky proces zgjat prej moshës 13-20 vjet atëherë kur ndërpritet edhe zgjatja e eshtrave. Eshtrat tek të rinjtë e sidomos te fëmijët janë më elastik për shkak sepse kanë sasi më të madhe të kërces dhe mund të përtërihen më shpejt, gjatë mplakjes është më e dobët përtërija e eshtrave (indit ashtëror) në të gjitha llojet e trupit të ashtit. Si rezultat i kësaj eshtrat shumë dobësohen dhe janë më të thyeshëm. Me mplakje gjithashtu mundet të zvogëlohet aftësia për krijimin e proteinave bazë ku shtresohen kryprat e kalciumit.

Koha që të krijohen eshtrat

Eshtrat në përgjithësi kanë një kohë të caktuar për kalimin nga kërca në asht dhe këtë kohë mund ta quajmë si ashtrim (eshtrim). Ky proces fillon prej në embrion në muajin e 3, gjat lindjes mund të shihen më shumë eshtra, eshtrat e gjata fillojnë të ashtrohen (osifikohen) në mezin e trupit. Pas lindjes ashtrimi (osifikimi) sekondar dhe qendra e tyre gjendet në skaje të eshtrave.

Gjat 12 viteve të para të jetës ashtrimi kryhet në pjesën më të madhe të skeletit.

Prej 17 – 20 vjet ashtërohen eshtrat e ekstremiteteve (gjymtyrëve), shpatullës.

Prej 18-23 eshtra e klavikulës, dhe deri në moshë 25 vjeçare ashtrimi (osifikimi) llogaritet I kryer në të gjitha eshtrat. prej 18 26 vjet eshtrat munden te riten

Kafka është skeleti i kokës.

Në fjalorin e gjuhës shqipe Kafka është: Tërsia e kockave të kokës që e rrethojnë trutë , kupa e kokës , kapaku i kokës , rrashti i kresë apo koka e një të vdekuri, e zhveshur nga mishrat

 

 

Kafka ( anash )

Përmbajtja

 

Ndarja e eshtrave të kokës te njeriu

  • Skeleti është i ndarë në dy pjesë:
  • Eshtrat kraniale (cranium)
  • Eshtrat e fytyrës

Eshtrat kraniale(cranium)

 

Eshtrat kraniale formojnë një hapsirë topthore e mbuluar me eshtrat të cilat i japin formën dhe që e mbron trurin. Skeleti kranial përbëhet prej disa copa |eshtrash :

  • Ashti ballor (os frontales) përbën pjesën e përparme të kafkës. Kjo pjesë mbulon dy sytë dhe hapsirën e hundës. Në këtë asht ka zbaztira të cilat quhen sinuse ballore të cilat janë të lidhura me hapsirën hundore . Këto sinuse bashkarisht me sinuset e tjera janë shumë afër hundës quhen sinuse paranazale të kafkës.
  • Ashti muror (os parietale)’ përben pjesën më të madhe të tepes dhe pjesët anësore
  • Ashti tëmthor (os temporale) prërbën pjesët anësore të eshtrave të kafkës . Këtu bën pjes sinusi asteroid I cili është I specializuar për kanalet e veshit,lodren e veshit si dhe gjith veshin e brendshëm dhe veshin e mesëm.
  • Ashti sitor (os ethmoidal) është shumë I leht dhe thyhet leht , gjendet në mes të syve.Ky lloj ashti merr pjesë si mur I mesëm ne dy zbraztirat e syve.Gjithashtu ka disa dhoma ajrore që është pjesë e sinuseve paranazal . përbën edhe pjesën më të madhe të murit.
  • Ashti pykor (os sphenoidales) gjendet në bazën e kafkës para dy eshtrave temporale.
  • Ashti zverkor (occipitale) paraqet pjesën e pasme të kafkës. Në pjesën bazë të këtij ashti gjendet një vrimë e madhe që quhet (foramen magnum) në të cilën lidhet palca kurrizore me trurin.

Eshtrat e fytyrës

 

Eshtrat e fytyrës (pjesa e skeletit të fytyrës) përbëhet prej 15 eshtra:

Boshti kurrizor përbëhet prej disa eshtrave pa forma të rregullta të cilat quhen unaza. Te fëmijët ka 33-34 por duke u rritur unazat e poshtme ngjiten. Tek një njeri i rritur ka 26 unaza. Ndërmjet unazave ka disqe kërce të cilat boshtit kurrizor i japin elasticitet për një lakim të madh. Në mesin e secilës unazë ka një vrimë të madhe ku të gjitha unazat lidhen përmes indit lidhor, këto vrima bashkarisht në unazat e tyre formojn një gyp në të cilin ndodhet palca kurrizore.

 

Unazat kurrizore

  • Unazat duke filluar prej lart deri posht janë emëruar sipas vendit ku ndodhen.
    • 7 unaza të qafës e përbëjnë qafën, këto unaza trupin e kanë më të vogël për dallim prej unazave të tjera dhe në zgjatimet anësore kanë nga një vrimë për kalimin e arteries vertebrale. Unaza e parë dhe e dytë dallohet për nga forma, e para quhet atlas dhe e fikson kokën ndërsa e dyta quhet axis dhe shërben për lëvizje.
    • 12 unaza të brinjëve të cilat janë të lidhura me 12 çiftet e brinjëve dhe së bashku formojn kafazin e krahërorit, në trupin e tyre dallohen disa copëza për artikulim me brinjët, gjithashtu në zgjatimet anësore kanë sipërfaqe për nyjëzim me brinjët.
    • 5 unaza të belit të vendosura ne pjesën e poshtme, janë më të mëdha prej unazava tjera dhe mbajnë peshë më të madhe.
    • 5 unaza ijore jane vetëm te fëmijët kurse te njerëzit e rritur ato janë të ngjitura.
    • Ashti-unazat kërbishtore përbëhet prej 4-5 eshtrave të hollë te fëmijët kurse te të rriturit është vetëm nji asht.

Foto shtesë

Shiko edhe

Eshtrat
Kafka e njeriut
Kafazi i kraharorit të njeriut
Skeleti i njeriut
Sistemi nervor
Image

Çaji i gjelbër, zbulime të reja

200-150_1300959981[1]Janë thënë shumë gjëra rreth dobive të çajit të gjelbër. Por shkencëtarët vazhdojnë të zbulojnë fakte të reja.Për shembull, kohët e fundit kanë gjetur selen në këtë çaj, një prej mikroelementëve më të dobishëm. Seleni në kombinim të balancuar zinku, kaliumi dhe elementësh të tjerë dhe vitaminash na mban çuditërisht të rinj dhe seksualisht aktivë. Ai është veçanërisht i shëndetshëm kur është në bashkëpunim me tokoferolin (vitamina E). Përveç këtyre seleni ka veti antioksiduese të cilat forcojnë muskulin e zemrës. Për të parë më thellë në vetitë e shëndetshme të çajit të gjelbër, shkencëtarë të një universiteti në Kaliforni kanë bërë shumë eksperimente të ndryshme. Ato kanë studiuar modelet e ushqyerjes dhe mënyrat e jetesës mbi 200.000 njerëz. Ato gjithashtu kanë ekzaminuar rreth 4.000 pacientë të cilët vuanin nga atak në zemër. Rezultatet e përgjithshme nxorën një fakt interesant: çaji i gjelbër është një mbrojte e shkëlqyer e enëve të gjakut të zemrës. Informacione të sakta tregojnë se ata që pinë, të paktën, tre gota çaj çdo ditë kanë 20% më pak rrezikshmëri për atak në zemër. Dobitë e pirjes së çajit të gjelbërt Të mirat shëndetsore dhe efektet e çajit të gjelbërt  janë zbuluar 4000 vite me parë dhe qysh atëher konsiderohet si pije e mrekullueshme! Çaj i gjelbër vepron si agjent antiviral. Përmban flluorur, në mineral që ndihmon në parandalimin e kaviteteve dhe forcon enamelin e dhëmbëve. Një gotë çaj i gjelbër në ditë ndihmon në zvoglimin e formimit të pllakave dhe infeksioneve bakteriale në goje. Vepron si anti-inflamator, përveç tjerash mirëmban një metabolizëm dhe sistemin çarkullues të shëndetshëm dhe aktivë. Kjo vërteton se kjo pije është njëmend në mrekulli në një filgjan! Trupi juaj përgjigjet ndaj efekteve negative të radikalëve të lire duke shfrytëzuar molekulat antioksiduese mbrojtëse që jan prezent në sistemin tone në mënyrë që të detoksifikoj këto efekte të dëmshme. Kjo është arsyeja pse ju inkurajoheni nga profesionistët shëndetsorë që të rrisni nivelin e antikosiduesve në trupin tuaj. Fatmirsisht, kjo arrihet lehtë thjeshtë duke shtuar në dietën tuaj ushqime me vlera ushqyese sikur fruta dhe perime që natyralisht janë të pasura me antioksidues. Nevelet antioksiduese në çaj të gjelbër janë 100 herë më efektive se sa Vitamin C dhe 25 herë me të mira se vitamin E në mbrojtje të sistemin imunitar tonë. Edhe një arsye tjetër që të pish disa gota për çdo ditë. Përbërësit e çajit të gjelbër janë përgjegjës për të mirat e tij shëndetsore. Ato thirren kateqins (catechins)! Kateqins konsiderohen më të efektshmit nga të gjithë antioksiduesit tjerë dhe sasit ashtu edhe efektet janë shumë më të larta çaj të gjelbër në krahasim me çajin e zi. Fatki që çaj i gjelbër ndërhyn në më pakë ndryshime nga fleta e freskët do të thot se përmbanë sasin më të madhe të kateqinës të paprekur. Popullsia Aziatike po i përjetojnë efektet dhe të mirat e mrekullushme të tij. Statistikat tregojnë se Aziatikët kanë përqindje me të ulët të sëmurjes përshkakë të mënyrës të shëndosh të jetuarit. Njëra nga të mirat shëndetsore të çajit të gjelbër është potenciali i tij të veproj si agjent mbrojtës kundër vdekjse së hershme nga sëmundja e zemrës dhe kanceri. Pirja e çajit të gjelbër thuhet të zvogloj nivelet e kolesterolit total dhe kolesterolit-LDL, kështu duke zvogluar grumbullimin e pllakëzave të gjakut dhe duke ndihmuar që shtypje e gjakut të jet në rregull. Të mirat tjera shëndetsore të çajit të gjelbërt: lufton kancerin ndihmon në stabilizimin e diabetit parandalon sëmundjet kardiovaskulare të mbanë lëkurën tuaj pa akne, duke e bër më të bukur dhe më të shëndetshme ndihmon në humbje të peshës ngadalson procesin e plakjes ndihmon tretjen inkurajon rregullimin e jashtitjes ofron efekte mesatare stimuluse pa shkaktuar netë pa gjumë apo nervozizëm veçanërisht gjatë shtatzënis. parandalon zhvillimin e sëmundjes së Alzhaimerit Ndikon në zvogëlimin e stresit dhe depresionit Ju mund të bëni shumë gjëra me këtë pije mrekullibërëse. Ndoshta nuk e keni ditur që të mirat shëndetsore të çajit të gjelbërt nuk kufizohen vetëm me pirjen e tij por ju gjithashtu mund të mjekon i me të? Çka bën tjetër? Ju gjithashtu mund të përgadisni gatojca me çaj të gjelbër e gjithashtu të përdorni të mbeturat e çajit të gjelbërt për të ujitur bimët (lulet). Këto të mira të fuqishme nuk mund të krahasohen me ndonjë substancë tjetër në botë pa asnë efekt anësorë. Mirëpo, duhet ditur se çajin e gjelbër nuk duhet përgatitur me ujë të vluar, pasi në atë mënyrë i humbet taninën dhe vitaminat. Temperatura ideale e ujit për çaj të gjelbër është nga 70-80 gradë Celsius. Pasi të ziej uji, pritni disa minuta që ai të ftohet pakës, pastaj hidhni çajin në ujë dhe e kulloni pas 1-2 minutave. Ekspertët së bashku me mjekët sugjerojnë që së paku një gotë çaj i gjelbër të konsumohet çdo ditë.

By marigonao1 Posted in Barnat

Dhembje shpine, gjunjeve, kyceve apo fytit. Ja ushqimet e duhura.

Keni dhimbje shpine, gjunjësh…Me konsumimin e këtyre ushqimeve mund t’i lehtësoni ato.

1. Shafrani për muskujt dhe nyjat

Sipas disa hulumtimeve, shafrani është më efikas kundër dhimbjeve dhe inflamacioneve nga ilaçet steroide. National Institutes of Health konsideron që shafrani më shumë vepron te artriti reumatoid sepse parandalon shkatërrimin e nyejve. Ai përmban proteinën Nf-kB e cila në trup aktivizon mekanizmat mbrojtës trupor të cilët i ndihmojnë në luftën me dhimbjet.

2. Rrushi i zi për shpinë

Kjo pemë është e mbushur me reservatrole, komponimin e fortë të antioksidantesh, të cilët bllokojnë enzimat që dëmtojnë indin, çka mund të çojë deri të dhimbjet në shpinë dhe nyje. Sipas Rush University Medical Center, resveratroli ndihmon në mbrojtjen kundër dëmtimeve të kërcit të cilat shkaktojnë dhimbje në shpinë. Studimi tjetër në Universitetin Michigan ka zbuluar që ekstrakti i vishnjës është dhjetë herë më efikas se aspirina kur në pyetje është lehtësimi i inflamacioneve në trup. Frutat tjera malore të pasura me resveratrol janë boronicat, thanat dhe manaferra.

3. Xhenxhefili për shpinë

Kjo bime është e njohur për mundësinë e vet për të bllokuar prostaglandin i cili është ndërmjetës i dhimbjeve. Xhenxhefili qysh moti përdoret si metodë natyrale për të lehtësuar dhimbjen, veçanërisht në Indi. Sipas hulumtimeve nga universiteti në Miami, hulumtuesit kanë zbuluar që dy të tretat e të sëmurëve me sëmundje kronike në gjunjë më pak ankohen në dhimbje pas marrjes së dozës ditore të ekstraktit të xhenxhefilit për gjashtë javë të plota. Ekspertët mjekësorë rekomandojnë dozën ditore prej 500 deri 1000 miligram.

4. Soja për kycet

Hulumtuesit nga Universiteti në Oklahoma kanë zbuluar që ata të cilët vuajnë nga osteoartriti, ndërsa kanë marrë 40 gram të proteinave të sojës gjatë ditës për tre ditë, kanë treguar që 30 për qind kanë më pak dhimbjen në gjunjë nga artriti. Soja përmban izoflavin dhe hormonin bimor me veçori të forta inflamatore të cilat ndihmojnë reduktimin e sikletit për shkak të dhimbjeve nga osteoartriti dhe sëmundjet tjera të ngjashme në nyje.

5. Salmoni për shtyllën e qafës

Acidet yndyrore omega-3 janë kyç për mbajtjen e sistemit të imunitetit, por edhe për frenimin e inflamacioneve dhe sëmundjeve kronike në qafë, ashtu që lubrifikojnë kërcin. Gjatë hulumtimit në universitetin në Pittsburgh, 60 për qind e të testuarve kanë pasur dhimbje më të vogël nëse kanë ngrënë më shumë peshk ose kanë marrë vajin e peshkut si shtesë ushqimi për tre muaj. Efekti ka qenë aq i madh sa që shumë janë ndalur së marrin ilaçi për dhimbje. Përveç salmonit, peshqit tjerë që përmbajnë sasi të larta të acideve yndyrore omega 3 EPA dhe DHA janë tuna, trofta, skumbri dhe sardelet.

6. Qershitë për artrit

Qershitë por edhe llojet e tjera të frutave të malit përmbajnë sasi të mëdha të antioksidantëve – antocianine të cilat janë komponimi kyç për luftën me dhimbjet. Sipas hulumtimit të Ministrisë së bujqësisë, pjesëmarrësit të cilët kanë ngrënë 45 qershi të mëdha në ditë për 28 ditë, u janë reduktuar inflamacionet. Hulumtimi ka zbuluar që antocianinet janë në veçanti efikase në shërimin e simptomave të artritit, ndërsa rezultatet përmirësohen nëse konsumojmë edhe lëngun nga qershitë ose vishnjat.

7. Kafeja për dhimbje pas ushtrimeve

Nëse jeni pyetur ndonjëherë pse ilaçet kundër dhimbjeve përmbajnë kafeinë, kjo është sepse kafeja lehtëson dhimbjet. Po ashtu vepron edhe si bllokues natyral i dhimbjeve dhe në veçanti është e mirë për pas treningut. Hulumtuesit kanë zbuluar që pacientët të cilët kanë pirë dy filxhanë kafe pas ushtrimeve kanë reduktuar dhimbjet të cilat paraqiten pas treningut për gati 50 për qind. Ekspertët po ashtu pohojnë që kafeina është e mirë para treningut, sepse është dëshmuar që mund të ngrejë pragun e dhimbjes.

8. Sherbela për fyt

Kjo bimë shëruese zakonisht përdoret për shërimin e sëmundjeve të fytit, siç janë angjinat, sëmundjet e mishit të dhëmbëve, laringitisi, si dhe problemet tjera të tipit të dhimbjes së kokës, mavijoset dhe kujtesa e keqe. Sherbela përmban acide të cilat absorbohen në trup dhe veprojnë si agjentë antiinflamator të cilët reduktojnë inflamacionin e muskujve. Gjethet e sherbelës shtoni në ujë të vluar dhe bëni çaj ose përdorni si mëlmesa në ushqim.

KUJDESI DHE MJEKIMI I FYTIT

SI MJEKOHET DHIMBJA E FYTIT NË KUSHTET E SHTËPISË?
Dhimbja e fytit është problemi më i shpeshtë që haset tek fëmijët dhe të rriturit. Infeksionet e bajameve dhe faringut që shkaktohen nga viruset dhe bakteret e ndryshme japin dhimbje fyti, ndjesi enjteje dhe djegieje. Pacientët e mi zakonisht më pyesin “çfarë mund të bëjmë në kushtet e shtëpisë”? Për ta kuptuar më mirë këtë gjendje, le të flasim pak për fiziopatologjinë ( mekanizmin e formimit të sëmundjes).
Faktorët e përgjegjshëm për infeksionet e fytit ( tonsilitin dhe faringitin) janë si më poshtë:

Bakteret e florës së kavitetit të gojës (Këto janë bakteret që gjenden në indet tona, zakonisht janë baktere të dobishme)

Viruset ose bakteret e marra nga jashtë trupit

Fillimi dhe ecuria e sëmundjes së shkaktuar nga grupi i parë ndryshon me atë që shkakton grupi i dytë.
Bakteret natyrale të florës tonë janë në ekuilibër të plotë me mekanizmin tonë mbrojtës, por në qoftë se ky mekanizëm dobësohet lokalisht, atëherë këto baktere të dobishme shumohen dhe krijojnë infeksionin. Në këtë rast sëmundja nuk është e rëndë. Dhimbjet e grykëve që shihen pas konsumimit të gjërave të ftohta janë të këtij tipi. Ushqimet shumë të ftohta shkaktojnë tkurrjen e enëve të gjakut në bajame dhe faring duke ngadalësuar qarkullimin e gjakut në këto zona. Si pasojë, ushqimi ( energjia) dhe qelizat e bardha ( qeliza mbrojtëse) ndryshojnë drejtimin, duke prishur ekuilibrin mes baktereve natyrale të florës duke lejuar kështu shumimin e tyre. Ngritja e temperaturës vërehet shpesh në këto raste. Me stabilizimin e qarkullimit të gjakut në zonat e prekura, ky infeksion përmirësohet në një kohë shumë të shkurtër.
Në qoftë se në trupin tonë hyn një bakter me të cilin nuk kemi patur kontakt me përpara dhe vendoset në këto zona ( bajamet dhe faringu) të cilat përbëjnë kalanë e parë mbrojtëse, atëherë shohim një infeksion me edemë, dhimbje dhe temperaturë të lartë. Madje edhe kur e prekim qafën e pacientit nga jashtë, vërejmë një nxehtësi të pazakontë. Në këtë mënyrë, duke dhënë një përgjigje të shpejtë në një kohë sa më të shkurtër ndaj këtyre mikrobeve, mundësohet formimi i mekanizmave mbrojtës dhe parandalohen bronkitet e pneumonitë.
Çfarë mund të bëhet në këto raste?
Fillimisht duhet që zona e fytit të mbulohet pa ndërprerje.
Përjashtimi i vetëm janë infeksionet e grykëve te fëmijët, të cilat shoqërohen me edemë masive e cila pengon frymëmarrjen dhe me hungërimë. Por këto të fundit përbëjnë një masë shumë të vogël të infeksioneve të fytit dhe duhet të dërgohen urgjentisht te mjeku për të marrë ndihmën e duhur.
Mbajtja ngrohtë e grykëve përveçse rrit qarkullimin lokal të gjakut, ul edhe shpejtësinë e shumimit të baktereve që shkaktojnë infeksionin.
Është e gabuar dhënia e ilaçeve për uljen e temperaturës tek fëmijët deri në 5 vjeç, në qoftë se temperatura e matur nën sqetulla është më pak se 39 gradë C. Në këtë rast ju do shpallnit armëpushimin në luftë me armiqtë më të pamëshirshëm ( por te fëmijët që kanë kaluar konvulsione më parë, duhet të veproni sipas këshillave të doktorit përkatës). Duke filluar nga mosha 6 vjeç dhe te të rriturit është totalisht e gabuar përpjekja për uljen e temperaturës. Efekte shumë të mira jep edhe zierja dhe pirja e mentes. Mentja me vetinë e saj kundër edemës, në të njëjtën kohë pakëson edhe dhimbjen e fytit.
MOS U PËRPIQNI TË ULNI TEMPERATURËN KUR SËMURENI…
Të mëposhtmet nuk janë të vlefshme para këshillave të mjekut që jeni vizituar ju ose të afërmit tuaj. Ato hynë në kategorinë e njohurive të përgjithshme mjekësore.
Dua t’i kushtoj vëmendje një gabimi të rëndësishëm, temës së “shërimit” me anë të ilaçeve të pacientët me temperaturë të lartë.
Këto raste fatkeqësisht edhe në botën e mjekësisë vlerësohen sipas njohurive të marra shabllon.
Fillimisht dua t’ju jap disa informacione paraprake:
Temperatura normale e trupit të njeriut është afërsisht 37 gradë C. Temperatura e gjakut tonë është afërsisht 38 gradë C. Temperatura 37 gradë C, e matur në aksile ( sqetull) ose në zonën inguinale, pranohet si normale. Temperatura e matur në vesh, në pjesën e brendshme të gojës dhe në rectum ( zorra e trashë) mund të rezultojë 1 gradë më e lartë. Gjithashtu temperatura ndryshon, mund të rritet ose të ulët te femrat në periudhën e menstruacioneve. Matjet nga veshi mund të na gënjejnë për shkak të transferimit të temperaturës si rrjedhojë e ndryshimit të ambientit dhe nxehtësisë nga veshi i jashtëm deri te timpani. Temperatura e trupit tonë rritet edhe kur hamë ushqime të pasura me karbohidrate, si dhe pas ushtrimit të aktiviteteve fizike.
Trupi jonë mundëson termorregullimin me anë të cikleve homeostatike duke adaptuar diametrin e enëve të gjakut sidomos atyre të lëkurës, sipas temperaturës së jashtme dhe lëvizjes së nxehtësisë përreth, si dhe duke përshtatur sasinë e gjakut që kalon nëpër to, duke djersitur dhe duke sekretuar mediatore që rritin temperaturën. Ndonjëherë pavarësisht se gjendemi në një mjedis me temperaturë normale, trupi krijon ndjesinë e të ftohtit duke bërë që të mbulohemi dhe në këtë mënyrë të rritim temperaturën tonë.
SI FORMOHEN SËMUNDJET ME TEMPERATURË TË LARTË?
Faza 1. Duhet që shkaktarët si bakteret, viruset ose prionet ( pjesëz e përbërë vetëm nga materiali gjenetik) të hyjnë në trupin tonë ose të gjenden atje paraprakisht ( si psh. virusi i herpesit që shkakton vesikula te buzët).
Faza 2. Duhet që ky shkaktar të shumohet sipas programit të vet dhe në këtë mënyrë të përpiqet të na dëmtojë.
Në qoftë se gjatë fazës së dytë sistemi ynë mbrojtës nuk e zhduk shkaktarin ( kur sistemi imunitar nuk e regjistron shkaktarin me anë të qelizave të kujtesës ose kur trupi jonë ndodhet në gjendje dobësie), shkaktari i sëmundjes shumohet me një shpejtësi marramendëse dhe fillon të dëmtojë trupin seriozisht. Pjesa më e madhe e baktereve dhe viruseve nuk mund të shumohen lehtësisht në temperaturën normale të trupit tonë. Por në qoftë se ne ekspozohemi në të ftohtë, në qoftë se temperatura e trupit tonë ulet si pasojë e keq- ushqyerjes dhe kur sistemi ynë imunitar ( mbrojtës) nuk e njeh shkaktarin ( bakteret dhe viruset), atëherë këto të fundit që rrinë në pritje fillojnë të shumohen.
Faza 3. Sistemi mbrojtës e analizon shkaktarin dhe reagon ndaj tij. Një pjesë e përgjigjeve të sistemit mbrojtës janë specifike dhe e sulmojnë direkt shkaktarin, kurse pjesa tjetër janë masa parandaluese të përgjithshme. Por të gjitha këto ndërlidhen me njëra tjetrën në një mënyrë të komplikuar.
Faza 4. Shkaktari mundet nga sistemi mbrojtës ( shërimi ) dhe veçoritë e tij regjistrohen nga ky sistem, kështu që kur ne të riekspozohemi me këtë shkaktar do ta zhdukim pa e lejuar të stimulojë sëmundjen. Trajtimi fillohet në qoftë se trupi ka pësuar dëmtim (rikuperimi).
Temperatura e lartë është një masë parandaluese e përgjithshme, dmth një gjendje mobilizimi. Shkallët e tjera të mbrojtjes lidhen pikërisht me të. Rritja e temperaturës ul shpejtësinë e shumimit të mikrobeve ( fjala mikrobe në tekst përfaqëson edhe viruset e prionet, pavarësisht se ato nuk hynë në klasifikimin si mikrobe). Gjithashtu ajo rrit qarkullimin lokal dhe sistemik të gjakut duke transferuar qeliza të bardha ( qeliza mbrojtëse) dhe ushqim në fushën e luftës.
Si shembull marrim rastin e tonsilitit kur pimë vazhdimisht pije të ftohta ose bronkitin dhe pneumoninë, kur të djersitur qëndrojmë në vende ku fryn erë.
Menjëherë sa fillon sëmundja mikrobike, trupi jonë vendos set up-in e temperaturës mbi normalen, duke rritur qarkullimin e gjakut veçanërisht në zonat e inflamacionit. Rrjedhimisht në ato zona arrijnë faktorët mbrojtës dhe burimet e energjisë që ato përdorin. Kur temperatura i kalon 37 gradë C, shpejtësia e shumimit të mikrobeve ulet.
Ndonjëherë nevojitet një rritje aq e madhe temperature, sa që gjatë rritjes së saj kemi ftohtë dhe dridhemi. Kur kemi ftohtë, mbulohemi duke mundësuar ruajtjen e temperaturës; kur dridhemi muskujt tanë prodhojnë nxehtësi shtesë. Duke kuptuar se çfarë do të thotë trupi ynë dhe duke u mbuluar, ne japim ndihmën tonë në qëllimin e tij dhe zakonisht pas 1-2 orësh djersitemi dhe shërohemi.
Psh në rastin e fillimit të infeksionit të bajameve, kur i ndjejmë grykët të skuqura, duhet ta mbulojmë direkt fytin që të rritim nxehtësinë dhe qarkullimin e gjakut në atë zonë, duke fituar betejën që në fillim. Edhe në rastet e avancuara, këto masa janë gjithmonë efektive.
Është interesante se si të gjithë ne kur shohim një njeri të sëmurë, me një impuls të pa vetëdijshëm, sigurohemi që ai të jetë ngrohtë.
Si përfundim, nuk është e drejtë të ulim temperaturën tek bebet (përveç rasteve të riskut të konvulzioneve febrile, kur temperatura e matur në aksile është > 39 gradë C).
Temperatura e lartë tek të rriturit nuk shkakton ndonjë problem serioz, përveç rasteve të rritjes anormale > 41 gradë C; kështu që nuk duhet të merakosemi dhe të shkatërrojmë sistemin imunitar me mjekime që ulin temperaturën.Kur ta provoni do të shihni se sa shpejt do shëroheni në rastet kur nuk mundoheni ta ulni temperaturën. Përveç kësaj, ngaqë ju do u jepni mundësi reagimeve mbrojtëse të formohen shkallë-shkallë, sistemi mbrojtës do forcohet me kalimin e kohës dhe ju nuk do bëheni “myk për kulturë”.